Një akt brutal është regjistruar ditën e sotme në fshatin Vrion në bashkinë Finiq, ku një varr është dhunuar nga persona ende të paidentifikuar.
Në fotot shihet qartë se varri është dëmtuar në mënyrë të qëllimshme, duke përbërë një akt të rëndë fyes ndaj të ndjerit dhe familjarëve të tij.
Ngjarja është denoncuar nga banorët e zonës pranë autoriteteve policore, duke shkaktuar dhe reagime të forta në komunitet.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjare dhe për arrestimin e personave. m.p.