Nën masa të rrepta sigurie, Ervin Salianji mbërrin në Gjykatën e Fierit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nën masa të rrepta sigurie, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka mbërritur në Gjykatën e Fierit, ku do të mbahet seanca për shqyrtimin e kërkesës së tij për lirim me kusht.

Shërbimi i Provës pritet të paraqesë raportin e tij, në bazë të të cilit gjykata do vendosë për pranimin ose rrëzimin e kërkesës.

Në seancën e shkuar u paraqit raporti i vlerësimit të sjelljes nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) në Fier, i cili sipas avokatit të Salianjit, Ledio Braho, ka rezultuar pozitiv.

Kujtojmë se Salianji ndodhet në burgun e Fierit që prej tetorit 2023, pasi u dënua me 1 vit burg me vendim të formës së prerë për kallëzim të rremë në lidhje me çështjen “Babale”.

Nga ana tjetër, ai dhe opozita e kanë cilësuar procesin ndaj tij si të montuar politikisht dhe e kanë quajtur të padrejtë vendimin. /E.T

Të fundit

Skifteri nga Lezha mburret me makinën luksoze, mediat angleze: Kushton 80.000 paund

Një shtetas shqiptar, i dënuar më parë për vjedhje dhe i dëbuar dy herë nga Mbretëria e Bashkuar ka...

Pse Wirtz refuzoi klubin më të madh në Gjermani? Arsyen e tregon babai i lojtarit

Florian Wirtz është një nga transferimet më të përfolura të kësaj vere, pasi anësori i sulmit vendosi të largohej nga Bayer Leverkusen për të...

Aksident i trefishtë në Maliq, të plagosurit drejt spitalit të Korçës

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në afërsi të fshatit Symizë të Maliqit. Sipas raportimeve paraprake për media, në aksident janë përfshirë 3...

Reagon kancelari gjerman: Qasja e Izraelit ndaj Gazës nuk është më e pranueshme

Kancelari Friedrich Merz bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në enklavën e rrethuar, ndërkohë që këtë javë numri i të vdekurve atje e...

“Messi nuk më foli për tre muaj, pastaj…”

Një episod i pazakontë ka dalë në dritë nga brenda dhomave të zhveshjes së Argjentinës dhe PSG-së, me protagonistë Lionel Messin dhe Leandro Paredes....

Lajme të tjera

Web TV