Qershori 2025 u regjistrua si muaji më i nxehtë ndonjëherë për Evropën Perëndimore, sipas Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike Koperniku.
Temperaturat mesatare arritën në 20,49°C, duke thyer rekordin e mëparshëm të vitit 2003. Dy valë të fuqishme të nxehtësisë përfshinë rajonin gjatë mesit dhe fundit të muajit. Sipas ekspertes Samantha Burgess, këto kushte ekstreme u përkeqësuan nga temperaturat rekord të sipërfaqes së detit në Mesdheun perëndimor.
Stresi i nxehtësisë ishte shumë i lartë në shumë pjesë të Evropës. Globalisht, ky ishte qershori i tretë më i nxehtë i regjistruar, pas atij të viteve 2023 dhe 2024. Temperaturat e ajrit ishin mbi mesataren në pjesë të mëdha të Evropës perëndimore dhe qendrore.
Deti Mesdhe përjetoi temperaturën më të lartë ditore të matur ndonjëherë, me 27°C. Ekspertët paralajmërojnë se me ngrohjen globale, ngjarje të tilla pritet të bëhen më të zakonshme. Ndikimet e tyre përfshijnë shëndetin publik, bujqësinë dhe furnizimin me ujë në rajon./E.T