Një ngjarje e rëndë ka tronditur Matin të mërkurën, ku 23-vjeçari, Renis Dobra, u gjet i vdekur në liqenin e Shkopetit. Mësohet se i riu nuk kishte shkuar në shtëpi prej disa orësh, ku babai i tij i alarmuar kishte shkuar në polici dhe kishte bërë denoncim për humbjen e të birit.
Ditën e sotme burimet pranë medias kamë bërë të mundur disa detaje të reja për vrasjen e 23-vjeçarit, ku thuhet se, dy makina Range Rover dyshohet kanë ardhur nga Rrësheni për të marrë peng 23-vjeçarin Renis Dobra.
Gjithashtu një makinë tjetër e ardhur nga Miloti pa u futur në në rrugën Milot-Burrel, ka kontrolluar rrugën nëse ka lëvizje apo jo. Mësohet se për këtë ngjarje, pritet të shoqërohen 10 persona.
Pas denoncimit të babait të Renisit, efektivët e policisë u nisën menjëherë në kërkim, por pa rezultat.
Ndërsa ditën e djeshme u bë më dije se turpi i 23-vjeçarit u gjend pranë liqenit të Shkopetit, në fshatin Madhesh të Matit. Ndërkoh automjeti më të cilin i riu kishte dalë nga shtëpia dyshohet të ketë rënë në uji, por ende nuk është gjendur.
Një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po heton për një vrasje, pasi në trupin e Renist ka gjurme të mbytjes me litarë. Mjekët ligjor do të zbardhin ngjarjen se si ka ndërruar jetë i riu. Mirëpo pas arritjes në konkluzionin se Renisi mund të jetë vrarë, policia ka bërë me dije se ka arritur të zbardhë një pjesë të mirë të ngjarjes. m.p.