Kryeministri Edi Rama nuk ka “kursyer” gjatë takimit me kryebashkiakët e vendit, as të parin e qytetit të Elbasanit, Gledjan Llatjan.
Teksa mori një për një të gjitha bashkitë e vendit, Rama “bëri për ujë të ftohtë” edhe atë të Elbasanit duke i kërkuar më tepër vigjilencë si dhe dorheqjen e menjëhershme të të gjithë drejtorëve të institucionit që ai drejton.
Sipas kryeministrit, ngjarja e ndodhur disa ditë më parë në varrezat e qytetit, ku një shtetas i vendosi zjarrin barit që kishte mbirë është e patolerueshme dhe se kryebashkaiku duhet të ishte në dijeni për situatën në të cilën varrezat ndodhen.
10 mandatet e fituara në qarkun e Elbasanit, kreu i qeverisë shton se duhet të “zgjojnë” kryebashkiakun i cili duhet të punojë 10 fish më shumë.
“Ka potencialin të bëhet kallam dhe të bëhen varrezat si kallamisht, Është një lloj bari që është lënë pa u prekur që jo vetëm rritet po synohet të bëhet kallam. Pastaj kur shkon dikush që u bë flakën dhe për turp bëhen varrezat zjarrvënie atëhere del që personi është i çekuilibruar mendërish, por nëse bari është i qethur siç duhet edhe zjarri nuk merr qiellin.
Se është e pakonceputeshme të ndodhnin gjëra që do ti faleshin kryetarit të bashkisë ose do ti faleshin kryetarit të bashkisë së Elbasanit nëse Elbasani do të ishte si Shangai por për një qytet që mund ta përkosh ditë për ditë në këmbë pa asnjë problem dhe mos dijë kryetari i bashkisë se çfarë ndodh. Mos jetë kryetari i bashkisë i informuar për çdo gjë që ndodh për çdo tullë që vihet në qytet është e pamundur.
Është e pamundur nëse kryetari i bashkisë i ka sytë hapur dhe i rri mbi kokë gjërave dhe patjetër që nëse kryetari i bashkisë që kryetari bashkisë gjysmë hapur dhe gjysmë mbyllur ata që janë në të i kanë mbyllur. Siç i kishin në bashkinë e Vlorës. Prandaj edhe në Elbasan edhe në Lushnjë duhet bërë e njëjta gjë si në bashkitë ku deri më tani është bërë pezullimi i plotë shkarkimi i të gjithë drejtorëve me dorëheqje për tu dhënë mundësinë atyre dhe të tjerëve për të provuar që janë të duhur për atë punë.
Duhet shkundur e gjithë ajo pemë se 10 mandate në Elbasan kryetar janë një barrë që po them mua personalisht bashkë me 12 mandatet e Fierit dhe bashkë me 9 mandatet e Vlorës më ka marrë edhe ato orë që flija gjumë duhet të lëmë pa gjumë ty, jo të flesh më shumë.
E kam vënë re që për disa morëm 83 mandate dhe sikur mezi presin të shkojmë të tregojmë se sa të fortë që jemi por në fakt nuk jemi më të fortë, jemi më të ekspozuar karshi përgjegjësisë dhe njerëzve që na i kanë dhënë këto mandate dhe që me shumë të drejtë duan 10 fishin nga . Po çfarë 10 fish mund ti japësh ti Elbasanit nëse e lë barin të mbijë në varreza”, tha Rama./e.t