‘Fshatarët shihen sikur po shesin drogë’/ Braçe: Skema e TVSH bllokon lëshimin e faturës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, e sheh si të domosdoshëm aksionin e ndërmarrë për sekuestrimin e produkteve bujqësore e blegtorale që tregtohen pa faturë, duke e cilësuar atë një hap të rëndësishëm drejt sigurisë ushqimore dhe formalizimit të sektorit bujqësor.

Por, ai thekson se pa një ndryshim rrënjësor të skemës së tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH), situata nuk do të zgjidhet. Në një intervistë për Report Tv, Braçe thekson se problemi nuk është tek fshatari i thjeshtë, pasi është skema e TVSH që bllokon lëshimin e faturës, duke thënë se fshatarët shihen sikur po shesin drogë dhe jo qumësht.

“Siguria ushqimore është jetike për këtë vend. Formalizimi i çdo transaksioni të këtyre produkteve ushqimore nga ai bujku atje matanë, madje nga lënda e parë që përdor bujku për të prodhuar, e deri tek produkti fundor, duhet të jetë element kyç. Sot shiten pa faturë, se po shkojmë ke djathi, ke gjalpi, ke vaj, ke qumështi, ke mishi, e kështu me radhë. Sot shiten, shiten pa faturë plehra kimike. E dini që sot shiten pa faturë fidanë. E dini që sot aty fillon tek fidani që do të prodhojë domaten, do të prodhojë pataten, do të prodhojë kastravecin. Nuk mundet ta fillosh tek domatja frut, kur plehrat kimike që janë përdorur, apo ushqyesit që janë përdorur për të, mund të jenë problemi. Kur pesticidet që janë përdorur për ta mbrojtur qershinë, mollën, pjeshkën, e kështu me radhë mund të jenë problemi. Dhe ato shiten pa faturë. I shkon në mëndje Ministrisë së Bujqësisë që problemi fillon këtu. Shitet pa faturë ushqimi i bagëtisë. Fshatari mund ta marrë ke bahçja e tij, por do dalë edhe ta blejë jonxhën atje matanë. Po ku e di unë se si është trajtuar ajo jonxha?

Lexo edhe :  Blushi: Divorci mes Metës dhe Kryemadhit u bë pasi u zbulua përdorimi i kartave

Pra, çfarë faturë e i kërkojnë fshatarit? Në ligj, fshatari nuk pret faturë. Pret grumbulluesi, autofaturë. Jo faturë, po autofaturë, i është dhënë e drejta grumbulluesit që grumbullon për nevojat e një fabrike përpunimi. Ah, po është grumbullues drejtpërdrejt i fabrikës së përpunimit atje që të presë autofaturë. Kush i ka shtyrë grumbulluesit përpunuesit që mos presin faturë? Po shikojeni vit për vit seancat parlamentare, kam thënë që po ndodh një informalitet masiv i thellë në sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë. Pikërisht për shkak të skemës së tatimit mbi vlerën e shtuar, tani do faturë, ndrysho tatimin mbi vlerën e shtuar, sepse përndryshe do ndodh ajo që ka filluar të ndodhë që sot. Që shihen fshatarët sikur po shesin drogë, jo sikur po shesin qumësht. Pra, në qoftë se duam të bëjmë një gjë të qëndrueshme, veçanërisht në aspektin e sigurisë ushqimore, duhet të ndryshojmë skemën e tatimit mbi vlerën e shtuar. Ajo skemë ka prodhuar informalitetin e thellë”, tha Braçe./E.T

Të fundit

VIDEO: Qytetari dhunohet në mes të pushuesve në Ksamil

Një qytetar është dhunuar në mes të pushuesve në Ksamil. Ngjarja është shënuar mesditën e së premtes në një...

Makina përplaset me turmën në Los Angeles, ka të plagosur rëndë

Të paktën 28 persona janë plagosur pasi një automjet u përplas me një turmë njerëzish në Santa Monica Boulevard në Los Angeles. Sipas mediave të...

Eurostat: Të rinjtë shqiptarë janë të fundit në Europë për njohuritë digjitale

Shqipëria renditet ndër vendet me nivelin më të ulët të përgatitjes digjitale në Europë. Një raport i Eurostat-it ka nxjerrë në pah se vetëm...

Barcelona kërkon dështimin e Liverpool, anglezët duan 70 mln euro

Barcelona po interesohet për Darwin Nunez, sulmuesin uruguaian për të cilin pati kritika të shumta sezonin e kaluar, për shkak të formës jo të...

“Kujdesu për babain tim”, fjalët e fundit të pilotit para tragjedisë së Air India

Disa javë pas rrëzimit tragjik të avionit të Air India në Ahmedabad, ku humbën jetën 260 persona, po dalin në dritë detaje të reja...

Lajme të tjera

Web TV