“Krim i dyfishtë”, Bushati shpërthen ndaj Ramës për Thethin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Andi Bushati u shpreh kritik ndaj qëndrimeve të kryeministrit Edi Rama lidhur me ndërtimet në Theth.

I ftuar në një emision televiziv, Bushati tha se deklaratat e Ramës kohë më parë nxisnin ndërtimet, ndërsa tani ai kërkoi prishjen e tyre.

Bushati akuzoi Ramën se ka ka shtyrë njerëzit drejt krimit dhe bën krim të dyfishtë duke i ndëshkuar për krimin ku i ka nisur vetë.

“Unë nuk isha nja 2 ditë në Shqipëri dhe kur pashë pamjet e përgjithshme thashë: o, më në fund mirë që mu dha rasti njëherë të jem pro Edi Ramës, se kur pashë ato kioskat te kisha e Thethit, thashë: po këtu ka të drejtë Edi Rama, këtu në kishë nuk mund të ndërtohet dhe shyqyr që po shkulen.

Po të shikoje, lajmi kryesor që jepte shumica e mediave, këtu fokusohej, që shikoje tani, nuk bëhet kjo. M’u desh të kthehem nga qytetar, të bëj punën e gazetarit që të kuptoj realisht se çfarë kishte ndodhur.

Dhe pse bëhet ky dezinformim? Ky dezinformim bëhet pikërisht për të fshehur ato deklaratat e Ramës. Dhe cilat ishin deklaratat e Ramës?
Po t’i marrim në vijë logjike dhe t’i analizojmë, çfarë thotë Rama? Rama thotë: Ju keni ndërtuar pa leje por unë do t’ju heq gjobat.

Pra, në një farë mënyre, politikisht ky është legalizim për ndërtimin pa leje.

Çfarë thotë tjetër? Thotë: Unë do t’ju heq gjobat se pse juve pse e keni bërë këtë gjë? E keni bërë sepse nuk keni pasur tituj pronësie. Pra, jua njeh në një farë mënyre të drejtën për të ndërtuar pa leje, se është shteti fajtor që nuk jua ka mundësuar atyre të ndërtojnë me leje.

Lexo edhe :  Vranë Renis Dobrën, lihen në burg Fatjon Bushgjoka dhe Petrit Çakrri

Dhe e treta, pasi thotë këto 2 elemente, thotë dhe elementin e tretë: megjithëse juve ende nuk i keni titujt e pronësisë, djemtë tuaj duhet të vijnë nga kurbeti se fitojnë më shumë këtu sesa me emigracion, pra hajdeni dhe vazhdoni ndërtimin.

Kemi 3 pika dhe 3 elemente, që është kryeministri që i nxit ta bëjnë këtë punë dhe zgjohet një ditë dhe thotë: jo, të gjitha këto do t’i prishim.

Dhe po ta shikosh, nuk është vetëm ajo prishja e kioskave te kisha, edhe sot po ta dëgjonit thoshte: shiko, ata nuk i kanë për të futur kokën, ata i kanë për biznes.

Po të ishte i ndërgjegjshëm, se ti që para një viti i ftove të vijnë të bëjnë biznes, të ndërtojnë pa leje për biznes.
Pra, në të gjitha kuptimet është kryeministri që i ka ftuar dhe një mendje normale nuk arrin të kuptojë pse kryeministri që i fton është njeriu që i çon rruspat për t’i shkatërruar.

Këtu pastaj mund të fillojmë në rrafshin e hipotezave: a po e bën për të fshehur diçka tjetër, a po krijon një tymnajë nga këto tipiket që krijojnë autokratët për t’u marrë me një gjë dhe për të lënë në hije një gjë tjetër, këtu është puna jonë pastaj si gazetarë të spekulojmë.

Por fakti është që e gjitha, kemi një njeri që i ka yshtur njerëzit në krim, dhe bën krim të dyfishtë duke i ndëshkuar për krimin ku i ka nisur vetë”,-tha Bushati./kb

Të fundit

Pas divorcit me Xhensila Myrtezajn, Bes Kallaku nis lidhjen e re!

Teksa javët e fundit po flitet gjithnjë e më shumë për ish-bashkëshorten e tij, Xhensila Myrtezaj dhe lidhjen e...

Pas shembjeve masive, pastrohet Thethi dhe mbillet me bar (FOTOT)

Pasi IKMT shembi të gjitha ndërtimet pa leje në zonën e mbrojtur të Thethit, qofshin këto objekte banimi apo shërbimi, tashmë ka nisur rehabilitimi...

Tragjedia e Val di Stava: papërgjegjshmëria njerëzore që vrau një fshat të tërë

Më 19 korrik 1985, në një mëngjes të zakonshëm veror në veri të Italisë, lugina alpine e Val di Stava, pranë qytetit Tesero në...

Rihidhnin në treg produktet e skaduara, çfarë u zbulua brenda magazinës në Vorë

Policia ka njoftuar sot goditjen enjë rasti të rëndë në Vorë, ku subjekti tregtar “Master AL” rihidhte në treg produkte të skaduara, duke u...

Dështon edhe përpjekja e 49-të për konstituimin e Kuvendit

Sot, dështoi sërish tentimi i 49-të për konstitumin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës. Dështimi ndodhi, pasi që ashtu si herët e...

Lajme të tjera

Web TV