Influencerja nuk i mbijeton ndërhyrjejes kirurgjikale, ndërron jetë pas operacionit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje tragjike ka tronditur opinionin publik në Brazil, pas ndarjes nga jeta të influencueses së njohur Natália Cavanellas, vetëm 40-vjeç.

Ajo humbi jetën pas një ndërhyrjeje kirurgjikale kozmetike të kryer në një klinikë në São Paulo.

Sipas raportimeve të CNN Brasil, Cavanellas pësoi një arrest kardiorespirator gjatë procedurës, duke mos mundur të mbijetojë, pavarësisht se ndodhej në një ambient spitalor me kushte të rregullta. Instituti i Mjekësisë Ligjore ka regjistruar rastin si “vdekje e papritur”, ndërsa hetimet për shkaqet e sakta janë ende në proces.

Mjeku që kreu ndërhyrjen, Dr. Edgar Lopez, deklaroi se operacioni ishte planifikuar dhe realizuar sipas të gjitha protokolleve mjekësore, por se pacientja pësoi një ndërlikim të rrallë të dyshuar si emboli pulmonare, një rrezik i njohur në ndërhyrjet e këtij lloji, edhe kur merren masa parandaluese.

Lajmin për vdekjen e saj e konfirmoi bashkëshorti, Rafael Thomazella, përmes një postimi emocional në Instagram, ku ndau dhimbjen e thellë dhe vlerësimin për figurën e saj:

“Të gjithë e dinë çfarë gruaje e jashtëzakonshme ishte Natália. E bukur, e pavarur, profesioniste, e dashur. Do t’i tregoj gjithmonë Manoellës se sa e jashtëzakonshme ishte nëna e saj, një grua që të gjithë e donin dhe e admironin”.

Në rrjetet sociale, Cavanellas njihej si një figurë frymëzuese, nënë, grua dhe sipërmarrëse, me mbi 105 mijë ndjekës në profilin e saj personal në Instagram dhe afro 30 mijë ndjekës në një tjetër llogari të dedikuar për rrjetëzim dhe strategji profesionale për gratë.

Vdekja e saj ka sjellë një valë reagimesh dhe ngushëllimesh nga ndjekësit, komuniteti i grave profesioniste dhe figura të njohura publike, të cilët e kanë përshkruar Natálinë si një model për forcën, pasionin dhe përkushtimin ndaj familjes dhe karrierës./e.t

Të fundit

I padiskutueshëm/ Oleksandr Usyk nokauton Daniel Dubois në raundin e pestë

Oleksandr Usyk është rikonfirmuar si kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez...

Sherri në diskotekën në Palasë, lihen të lirë dy agresorët

Një sherr masiv ka ndodhur natën e shkuar në një diskotekë në Palasë, ku janë përfshirë dy persona. Lidhur me këtë ngjarje, Policia referoi materialet...

“Nuk dua të ta jap librin”. Shkrimtarja Mimoza Ahmeti lë pa fjalë Egla Cenon

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm për Egla Cenon, e cila...

U “kap mat” në koncert, CEO i Astronomer jep dorëheqjen

Andy Byron ka dhënë dorëheqjen si Drejtor Ekzekutiv i kompanisë së inteligjencës artificiale Astronomer, disa ditë pasi iu zbulua lidhja e tij jashtëmartesore me...

Renis Dobra, kur jeta e njeriut kushton 10 mijë euro

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 8 korrikut, ku 23-vjeçari Renis Dobra u rrëmbye dhe më pas u...

Lajme të tjera

Web TV