“Shqipëria në BE”/ Marta Kos: Objektivi, mbyllja e negociatave deri në 2027

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bisedimet për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian po përparojnë me një ritëm të paprecedentë, duke shënuar një nga momentet më optimiste në rrugëtimin e vendit drejt integrimit europian.

Gjatë një deklarate në Parlamentin Europian, eurodeputetja Marta Kos theksoi se progresi i shënuar në muajt e fundit është dëshmi e angazhimit të fortë të Shqipërisë dhe mbështetjes së palëkundur nga BE.

Ajo nënvizoi se objektivi ambicioz për përmbylljen e negociatave deri në vitin 2027 është i arritshëm, por kërkon përfshirjen dhe përkushtimin e të gjithë shoqërisë shqiptare.

Bisedimet për anëtarësimin e Shqipërisë në BE po ecin më shpejt se kurrë më parë.

“Javën e kaluar në Parlamentin Europian, përsërita se përparimi në negociata është një tregues i qartë i angazhimit të dhe i mbështetjes së vazhdueshme nga.

Përfshirja e gjithë shoqërisë do të jetë thelbësore për arritjen e qëllimit të Shqipërisë për të mbyllur negociatat deri në vitin 2027”, ka shkruar Marta Kos në llogarinë e saj në “Facebook”.

Eurodeputetja Marta Kos , raportuese për Ballkanin Perëndimor ka ndarë dhe një video nga deklarata në Parlamentin Europian, ku ka ka vlerësuar ritmin e përshpejtuar të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“Negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE po përparojnë me një ritëm të paprecedentë, siç dëgjuam, me disa pika të rëndësishme që janë përmbushur tashmë gjatë muajve të fundit dhe të tjera që pritet të arrihen.

Shqipëria është angazhuar seriozisht në procesin e zgjerimit, ndërkohë që BE-ja po vepron duke respektuar qasjen e bazuar në meritë.

Ne vazhdojmë të mbajmë një fokus shumë të fortë te reformat në fushën e sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit. Nga Shqipëria pritet të konsolidojë më tej përparimin shumë të mirë në këtë fushë.

Përparimi i shpejtë në negociatat e anëtarësimit është një sinjal i qartë se ne qëndrojmë pranë Shqipërisë dhe jemi realisht të përkushtuar për të përcaktuar një rrugë të qartë drejt anëtarësimit në BE.

Zgjerimi është një projekt që përfshin të gjithë shoqërinë, dhe për të arritur objektivin ambicioz, por realist të Shqipërisë për të mbyllur të gjitha kapitujt e negociatave deri në fund të vitit 2027, do të nevojitet angazhim i plotë nga e gjithë shoqëria shqiptare”, tha Marta Kos./e.t

Të fundit

1981 – Dosja “Farewell” e spiunazhit: shpërthimi jo-bërthamor i Luftës së Ftohtë

Në një takim privat dhe pa zhurmë mediatike në verën e vitit 1981, presidenti amerikan Ronald Reagan u përball...

Garda Kombëtare e New Jersey-t stërvitje me Forcat Ajrore Shqiptare (PAMJET)

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka shpërndarë sot një postim në Facebook ku bën me dije se mirëmbajtësit e avionëve dhe ekuipazhi...

Zbehja e një ylli, Armando Brojës i del emri te Parma

Parma është skuadra e radhës që kërkon shërbimet e Armando Brojës. Sulmuesi i Kombëtares duket se i ka ditët e numëruara te Chelsea dhe...

“Vuajtjet e civilëve nuk justifikohen” , Merz thirrje Izraelit për armëpushim në Gaza

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza, pas raportimeve se numri i të vdekurve në enklavë ka...

Skandal në Vorë/Zbulohen ushqime të skaduara me etiketa false, arrestohen administratori

Policia e Shtetit, ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Siguria Ushqimore”, i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar...

Lajme të tjera

Web TV