“Për herë të parë, po dëgjojmë që te Bayern përmendet arka e kursimit. Ky është një sinjal që futbolli po ndryshon shumë dhe unë jam i trembur nga ajo që po shoh”.
Kështu është shprehur një nga ikonat e trajningut në Gjermani, Felix Magath. “Bayern nuk ka patur probleme financiare prej 30 vitesh. Hera e fundit ka qenë në mesin e viteve ’80. Tani që në Mynih po flitet për problemet me paratë, e shoh si sinjal për kampionatin gjerman”.
“Mendoj se është e vështirë të konkurosh për të qenë skuadra më e mirë në Europë. Pse? Sepse tani janë shumë miliarderë të përfshirë. Nga ekipet gjermane, vetëm Bayern mund të bëjë ndonjë gjë”. m.p.