Një 36-vjeçar është arrestuar në flagrancë pasi tentoi të vidhte një market të vogël në qytetin e Mamurras.
Uniformat blu raportojnë se shtetasi me iniciale A.M., ishte futur në dyqan i maskuar, duke mbajtur një çekiç në dorë, send më të cilin kishte thyer xhamin e derës.
Mësohet se 36-vjeçar është akuzuar për tre vepra penale: vjedhje e mbetur në tentativë, sigurim i kushteve për vjedhje dhe shkatërrim prone. m.p.