Plas sherri në klubin “Lollipop” në Palasë, panik dhe të lënduar në mes të koncertit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbrëmjen e djeshme, momente paniku dhe kaosi janë regjistruar në klubin e natës “Lollipop” në Palasë, ku po mbahej një koncert me praninë e shumë qytetarëve dhe të ftuarit special, këngëtarit Yll Limani.

Sipas dëshmive të të pranishmëve, ngjarja ka nisur pas një sherri mes dy grupeve brenda lokalit, i cili ka degjeneruar në përplasje fizike.

Dyshohet se gjatë konfliktit është përdorur edhe armë zjarri, ç`ka ka rritur ndjeshëm ndjenjën e frikës mes publikut.

Në kushtet e pasigurisë, stafi i sigurisë ndërhyri për të larguar këngëtarin nga skena, ndërsa publiku u përfshi nga paniku.

Të pranishmit raportojnë se njerëzit filluan të vraponin drejt daljeve të emergjencës, duke shtyrë njëri-tjetrin në përpjekje për të dalë sa më shpejt jashtë.

Gjatë rrëmujës, shumë persona janë rrëzuar apo janë dëmtuar nga sendet e thyera në ambient.

“Tavolina, gota, shishe u përplasën në dysheme, plagosën njerëz. U pa gjak në dalje, njerëz të prerë nga qelqet”, – raporton një dëshmitar.

Sipas dëshmive, disa persona kanë mbetur të plagosur lehtë si pasojë e thyerjeve apo përplasjes me të tjerët në përpjekje për të dalë jashtë.

Shumë të pranishëm kanë humbur sende personale, telefona, çanta dhe para. Të gjithë të revoltuar nga mungesa e sigurisë dhe reagimit të vonuar të stafit të klubit.

“Është skandaloze që në një nga klubet më të njohura dhe më të shtrenjta të jugut, në kulmin e sezonit turistik dhe me praninë e të huajve, të përjetohen skena paniku dhe terrori”, shkruan një tjetër qytetar në denoncimin për JOQ.

Deri më tani, nuk ka një reagim zyrtar nga administrata e klubit apo nga autoritetet. Gjendja e personave të lënduar mbetet për t’u sqaruar, ndërsa nuk dihet ende nëse ka persona të arrestuar apo identifikime të qarta për autorët e incidentit.

Lexo edhe :  Altin Dumani kërkon shkarkimin e prokurores Flora Çela

Ngjarja ngre shqetësime serioze për sigurinë në mjediset e argëtimit në Shqipëri, veçanërisht në sezonin turistik kur prania e qytetarëve vendas dhe të huaj është e lartë.

Të fundit

Real Madrid kërkon një emër “big” në mesfushë, ja yjet e përfolur

Real Madridi, ka shpenzuar plot 180 milionë euro këtë verë për të siguruar katër përforcime të rëndësishme: Alexander-Arnold, Carreras,...

Mbi 30 mln paund/ Sa do të paguajë CEO i Astronomer në rast divorci për tradhtinë virale

Përqafimi viral që zbuloi tradhtinë e CEO-s së Astronomer mund t’i kushtojë Andy Byron mbi 30 milionë paund në rast se bashkëshortja, e cila...

Pas divorcit me Xhensila Myrtezajn, Bes Kallaku nis lidhjen e re!

Teksa javët e fundit po flitet gjithnjë e më shumë për ish-bashkëshorten e tij, Xhensila Myrtezaj dhe lidhjen e saj me Ledri Vulën, edhe...

Pas shembjeve masive, pastrohet Thethi dhe mbillet me bar (FOTOT)

Pasi IKMT shembi të gjitha ndërtimet pa leje në zonën e mbrojtur të Thethit, qofshin këto objekte banimi apo shërbimi, tashmë ka nisur rehabilitimi...

Tragjedia e Val di Stava: papërgjegjshmëria njerëzore që vrau një fshat të tërë

Më 19 korrik 1985, në një mëngjes të zakonshëm veror në veri të Italisë, lugina alpine e Val di Stava, pranë qytetit Tesero në...

Lajme të tjera

Web TV