Rreziku nga qumështi ambulant/ 12 orë transport jashtë frigoriferit, bëhet i rrezikshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qumështi i fermerit të vogël që shitet në trotuare në formë ambulante nuk është i sigurtë, sepse për të mbërritur deri këtu, kësaj shisheje plastike i është dashur të udhëtojë 12 orë që nga koha e mjeljes.

Mbatja e qumështit larg kushteve frigoriferikë krijon ambientin ideal për microbe të dëmshme.

“Duhet të keni parasysh që ai ka pësuar një rrugë të gjatë nga momenti që është mjelë në fermë që mund të jetë marrë në darkë ose në mëngjes, kjo kohë gjithmonë krijon kushte për shumimin e mikroorganizmave të dëmshme dhe natyrisht nuk është i mbajtur në kushte higjienike që është i vendosur në shishet plastike. Ndërkohë transportohet sidomos në këto temperature kaq të rrezikshme kuptohet që gjithçka ndodh në atë qumësht”, tha Lumturi Papa, pedagoge e UBT.

Shumë qytetar këtë qumësht e blejnë  me mendimin se ky është më i sigurt se sa ai që shitet në markete, dhe kjo jo për faj të konsumatorit, por të fabrikave të cilat jo gjithmonë tregohen të ndershme me përmbajtjet e qumështit.

Një qumësht i pa ambalazhuar mund të sigurojë shijen e dhe aromën e mirë të fshatit, por jo shëndetin.

“Mbart rreziqe të ndryshme pasi mban toksikacione ushqimore si infeksione si salmonela, ech.coli shigelozat që vijnë me origjinë nga qumësht”, u shpreh Kapllan Sulaj, pedagog i UBT.

Jo gjithmonë temperaturat e larta shkatërrojnë toksinat, në shumë raste ato gjithashtu asgjësojnë dhe vlerat ushqyese të këtij produkti.

“Zierja është një proces termik dëmton dhe ul përqindjen e proteinave, duke i denatyruar ato, ulet vlera neturive e qumështit”, tha pedagogu.

Formalizimi dhe gjurmueshmëria e produkteve blegtoriale dhe bujqësore është një detyrim që BE i ka vendosur Shqipërisë për tu bërë pjesë e familjes europiane. Deri më tani vendi ynë e ka të ndaluar të eksportojë produkte me origjinë shtazore për konsum human, pasi qumështi, djathi apo mishi ynë  cilësohen si të pasigurta për qytetarët e europian./E/T

Të fundit

I padiskutueshëm/ Oleksandr Usyk nokauton Daniel Dubois në raundin e pestë

Oleksandr Usyk është rikonfirmuar si kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez...

Sherri në diskotekën në Palasë, lihen të lirë dy agresorët

Një sherr masiv ka ndodhur natën e shkuar në një diskotekë në Palasë, ku janë përfshirë dy persona. Lidhur me këtë ngjarje, Policia referoi materialet...

“Nuk dua të ta jap librin”. Shkrimtarja Mimoza Ahmeti lë pa fjalë Egla Cenon

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm për Egla Cenon, e cila...

U “kap mat” në koncert, CEO i Astronomer jep dorëheqjen

Andy Byron ka dhënë dorëheqjen si Drejtor Ekzekutiv i kompanisë së inteligjencës artificiale Astronomer, disa ditë pasi iu zbulua lidhja e tij jashtëmartesore me...

Renis Dobra, kur jeta e njeriut kushton 10 mijë euro

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 8 korrikut, ku 23-vjeçari Renis Dobra u rrëmbye dhe më pas u...

Lajme të tjera

Web TV