Nga atentati i një dite më parë në Elbasan kanë dalë detaje të reja. Kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin e atentatit, mësohet se në mjetin tip “Volkswagen” e përdorur nga autorët kanë qenë 2 persona.
Personi rreth moshës 30 vjeç ka qenë i maskuar. Ka qenë pikërisht ky person i cili ka qëlluar mbi Ramazanin teksa shihet se zbret nga makina dhe në rreth 2-3 minuta kryen ekzekutimin e 39-vjeçarit.
Më pas ai shihet që të largohet rreth 15 metra nga vendi i atentatit teksa e priste makina. Automjeti rezultoi se ishte me targa të mbivendosura, të raportuara si të vjedhura 10 ditë më parë.
Më pas mjeti largohet me shpejtësi drejt aksit Elbasan-Papër ku dhe u gjet mjeti i djegur i atentatorëve.
Bo.Ba/fjala.al