Maqedonia e Veriut nuk ka shënuar asnjë viktimë nga Covid-19.
Ditën e fundit janë testuar 1077 persona sit ë dyshuar me koronavirus, prej të cilëve kanë rezultuar pozitiv 152 prej tyre.
Sipas shëpërndarjes gjeografike rastet e reja janë shënuar: Shkup-39, Kumanovë-20, Dibër-8, Shtip-14, Prilep-1, Tetovë-9, Strugë-13, Manastir-5, Ohër-3, Kavadarc-5, Gostivar-15, Gjevgjeli-3, Strumicë-4, Radovish-1, Koçan-1, Demir Hisar-2, Makedonski Brod-2, Dellçevë-3, Kratovë-1, Sveti Nikollë-1 dhe Kërçovë-2.
Kujtojmë që në Maqedoni deri më tani 460 persona kanë humbur betejën me koronavirusin, ndërsa numri i të infektuarve në përgjithësi ka shkuar në 10,086.Ka.Li/fjala.al