“SHBA gaboi që sulmoi Serbinë në 1999”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një intervistë në radio, në 2019, koloneli në pension Douglas Macgregor kritikoi ndërhyrjen e SHBA-së në Kosovë në vitin 1999.

“Ndërhymë kundër serbëve ortodoksë, serbëve të krishterë ortodoksë në Kosovë dhe vumë një mafie myslimane të drogës në krye të vendit dhe e quajtëm sukses për demokracinë”, tha ai gjatë intervistës. “Këta njerëz nuk kanë qenë kurrë miqtë tanë. Janë armiq të pashërueshë. E kam fjalën për islamistët sunitë”.

Deklaratat e tij në favor të Serbisë janë edhe më shokuese kur kujton se si ushtarak ai ka marrë pjesë në përgatitjen e fushatës bombarduese të NATO-s në atë kohë. Mirëpo, pikëpamjet e tij kanë filluar të ndryshojnë kur filloi të intervistohej regullisht nga “Rusia Sot” (RT/Russia Today) kanali propagandistik i Kremlinit.

CNN ka zbuluar shembuj një seri deklaratash kenofobiste dhe raciste që ish-koloneli ka filluar të bëjë publikisht që kur mbajti anën e Rusisë në konfliktin e Ukrainës.

Departamenti i Shtetit që zakonisht është përgjegjës për ambasadorët nuk komentoi për emërimin e ri dhe i ka thënë CNN-it që të komunikojë drejtpërdrejt me Shtëpinë e Bardhë.

Nëse emërimi i tij miratohet nga Senati Amerikan ai do të shënojë një pikë tjetër ulët në marrëdhëniet amerikano-gjermane që janë përkeqësuar gjatë mandatit të Presidentit

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Judd Deere, tha për CNN me email se Mcgregor ishte mëse i kualifikuar për punën e ambasadorit duke cituar njohjen e historisë dhe gjuhës gjermane të mësuar nga koha kur ka shërbyer në Gjermanin Perëndimore. (r.a.)

Intervista ku flet për Kosovën mund gjendet këtu: https://omny.fm/shows/the-joe-piscopo-show/8-am-hour-4-19-19-the-joe-piscopo-show

Të fundit

“Shkruaja për gazeta që sot janë mbyllur, siç po mbyllet dhe ‘Panorama’”

Nga Shpëtim Luku Gazetarinë e shkruar e kam dashur me pasion. Para se të bëhesha gazetar profesionist, kisha mbi 180...

Trump akuzon Obamën: Orkestroi një grusht shteti kundër meje

Donald Trump ka akuzuar Barack Obamën dhe “kriminelët” e tij (duke iu referuar ekipit të tij drejtues) se kanë organizuar një “mashtrim elektoral të nivelit...

Shein dhe Temu rrezikojnë sigurinë e konsumatorëve? BE: Produktet janë toksike

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Drejtësinë ka shprehur tronditje për nivelin e toksicitetit dhe rreziqeve që paraqesin disa nga produktet që shiten nga Shein...

Mimoza Ahmeti refuzon t’i dhurojë libër dhe t’i japë autograf Egla Cenos

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti është e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm për Egla Cenon, e cila...

“Kandidati Mancurian” dhe kontrolli i mendjes, kur paranoja kthehet në fakt

Nga Leonard Veizi Kontrolli i mendjes është forma më brutale e dhunës pa gjak. Është dhe akti më i skajshëm i zhveshjes së njeriut nga...

Lajme të tjera

Web TV