Iker Kasijas mbyll karrierën, Mesi: Një portier fantastik, një kundërshtar shumë i vështirë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ylli dhe kapiteni i Barcelonës, Lionel Mesi, u është bashkuar figurave të shumta në botën e futbollit që e kanë nderuar legjendën e Realit të Madridit dhe të përfaqësueses së Spanjës, Iker Kasijas, i cili e zyrtarizoi tërheqjen e tij nga futbolli i luajtur. Fituesi i Botërorit me Spanjën nuk ka luajtur në asnjë ndeshje me zyrtare që nga maji i vitit të kaluar, kur pati pësuar një arrest kardiak.

Ai u shërua nga ai problem në zemër dhe i ishte bashkuar Portos sërish për sezonin 2019-20, kur ishte edhe pjesë e skuadrës zyrtare të gjigandes portugeze. Megjithatë, taninë Kasijas ka marrë vendim të tërhiqet dhe ka thënë se po kërkon një sfidë të re jashtë fushës së lojës. Edhe Mesi e ka komentuar këtë vendim, duke e lavdëruar spanjollin për arritjet e tij.

“Iker Kasijas po tërhiqet tani, por ai e ka fituar më herët statusin si legjendë e futbollit dhe jo vetëm për shkak se ishte njëri ndër lojtarët më të mirë të La Ligës Spanjolle, por edhe për shkak të trofeve që ka fituar me përfaqësuesen e Spanjës”, – ka thënë argjentinasi i Barcelonës. Ndërsa, në një mesazh të dërguar portierit 39-vjeçar, Mesi i shkruante: “Ti je një portier fantastik dhe ishe një kundërshtar shumë i vështirë”.

“Kur kthehem prapa, mendoj se ishte ai rivaliteti tejet i veçantë që na shtynte t’i rritnim standardet kurdo që përballeshim me njëri-tjetrin”, – shton argjentinasi. Kasijasi e kishte nisur karrierën si adoleshent tek Reali i Madridit dhe ka vijuar të luajë për plot 725 ndeshe për kryeqytetasit, duke u ndihmuar ata të fitojnë 5 tituj “kampion” në Spanjë dhe 3 trofe të Ligës së Kampioneve.

Ai ishte gjithashtu kapiten i Spanjës në Botërorin e 2010-ës, të cilën e fituan spanjollët, dhe shijoi sukses edhe në Kampionatet Evropiane të 2008-ës dhe 2012-ës. Një largim nga vendlindja e dërgoi atë në Portugali në vitin 2015, kur ai e nisi rrugëtimin me Porton, për të cilën luajti 156 ndeshje./Fjala.al

Të fundit

Çfarë ndodhi në Ksamil? Historia qenka krejt tjetër!

Një tjetër version është duke qarkulluar mbi ngjarjen e ndodhur në Ksamil këtë të shtunë ku u dhunua shtetasi...

Ndryshon destinacioni për Granit Xhakën, ka dy opsione të reja

Fenerbahce ka intensifikuar përpjekjet për të siguruar shërbimet e Granit Xhakës, duke iu bashkuar garës së nisur nga Sunderland, Inter dhe Milan për nënshkrim...

Dhërmi, hoteli derdhte ujërat e zeza në përrua, procedohet administratorja

Rastet e ndotjes së ujrave dalin akoma më shumë në pah gjatë sezonit turistik. Prania e pushuesve dhe turistëve i jep më shumë “zë”...

Plas grushti në AF Elbasani-Pogradeci, futbolli shqiptar s’ka paqe as në miqësore

Edhe pse vetëm një miqësore, ndeshja e përfunduar pak çaste më parë mes Elbasanit dhe Pogradecit në 'Elbasan Arena' i ngjante më shumë një...

Slloveni, qytetarët votojnë pro eutanazisë (pacienti vendos vdekjen)

Sllovenia legalizoi vdekjen e asistuar të hënën pas një referendumi, në të cilin shumica e votuesve votuan pro. Parlamenti slloven miratoi ligjin me...

Lajme të tjera

Web TV