Meta dekreton ligjin “Për Regjistrin e Pronarëve Përfitues”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dekretuar me shpallje  ligjin “Për Regjistrin e Pronarëve Përfitues”.

Sipas kreut të shtetit, ky ligj ka rëndësi themelore për Shqipërinë, duke shtuar se duhet që të nisë menjëherë zbatimi i tij.

Njoftimi i Presidencës:

Njoftim i Institucionit të Presidentit të Republikës

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka dekretuar me shpallje ligjin nr. 112/2020 “Për Regjistrin e Pronarëve Përfitues”.

Ky ligj është një rekomandim i përsëritur për Republikën e Shqipërisë nga Komiteti i  Ekspertëve për Vlerësimin e Masave Kundër Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit (MONEYVAL) të Këshillit të Europës, për identifikimin dhe regjistrimin e pronarit përfitues të subjekteve tregtare dhe organizatave jofitimprurëse, të regjistruara në Republikën e Shqipërisë.

Ky ligj është një hap para drejt transparencës së zotëruesve të kapitalit të subjekteve tregtare, por që po në funksion të kësaj transparence, mund të kishte përcaktuar edhe më qartë detyrimin për deklarimin dhe regjistrimin e subjekteve, pa kufizime, në raport me aksionet/kuotat të kapitalit ose të interesave të pronësisë në një subjekt raportues.

Ky ligj nuk duhet të jetë një akt që miratohet vetëm për qëllime raportimi pranë Moneyval, por është me rëndësi themeltare për Shqipërinë, të nisë menjëherë zbatimi i tij dhe transparenca me zotëruesit e aksioneve, pa u zvarritur nga Këshilli i Ministrave nxjerrja e akteve nënligjore që mundësojnë fillimin e implementimit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

PRESIDENTI

D E K R E T

PËR SHPALLJE LIGJI

Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,

D e k r e t o j

Shpalljen e ligjit nr. 112/2020 “Për Regjistrin e Pronarëve Përfitues”.

Nr. Dekretit 11592

Tiranë, më 10.08.2020

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Divjakë, humb kontrollin e mjetit dhe përfundon në kanal, ndërron jetë 62-vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Divjakë, ku si pasojë ka humbur jetën një 62-vjeçar. Burimet...

“Pse tani e jo më parë?”, Rama u përgjigjet qytetarëve

Kryeministri Edi Rama do rikthejë rubrikën “Sy m’sy” nga dita e nersërme, për të bashkëbiseduar në rrjetet sociale direkt me qytetarët. Kreu i qeverisë njoftoi...

Shkodra liron trotuaret, shkodranët mirëpresin lirimin e hapësirave

Në Shkodër ka nisur aksioni për lirimin e hapësirave publike, i cili është mirëpritur nga qytetarët. Ata theksojnë se ndërhyrja është e vonuar, pasi trotuaret...

Alarm në Izrael, Benjamin Netanyahu helmohet nga ushqimi

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, është helmuar nga ushqimi. Kështu njoftoi sot Zyra e Shtypit të Kryeministrit të Izraelit. Netanyahu do të vazhdojë të kryejë...

Indonezi/ Merr flakë anija me 280 pasagjerë, 3 viktima

Një anije me 280 pasagjerë në bord u përfshi nga flakët, në provincën e Sulawesit Verior, në Indonezi. Të paktën tre persona vdiqën, sipas raporteve...

Lajme të tjera

Web TV