Tortura e shqiptarëve në Kakavijë bën bujë edhe në Itali (VIDEO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prej më shumë se tre ditësh emigrantët shqiptarë janë duke pritur në radhë kilometrike në pikën kufitare të Kakavijës, për shkak të masave ekstreme të vendosura nga qeveria greke për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Tortura e shqiptarëve në Kakavijë, ka tërhequr dhe vëmendjen e mediave italiane. Il fatto quotidiano ka publikuar pamjet nga ajri të radhës kilometrike  dhe situatës kaotike që po kalojnë qytetarët në pritje për të kaluar kufirin me Greqinë.

Media italiane shkruan se në pikën kufitare të Kakavijës, në jug të Shqipërisë, u krijua një radhë prej 20 km me mbi 4000 vetura, për shkak të masave të reja të shpallura nga Athina. Kurse për Ministrinë e Jashtme shqiptare media thotë se ata i janë drejtuar autoriteteve greke që të shpejtojnë procedurën aktuale në kufi, duke shkuar nga 200 në 300 testime në orë.

/En.Br./Fjala.al

https://youtu.be/gWoaVYdwnBk

Të fundit

Alarm në Izrael, Benjamin Netanyahu helmohet nga ushqimi

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, është helmuar nga ushqimi. Kështu njoftoi sot Zyra e Shtypit të Kryeministrit të Izraelit. Netanyahu...

Indonezi/ Merr flakë anija me 280 pasagjerë, 3 viktima

Një anije me 280 pasagjerë në bord u përfshi nga flakët, në provincën e Sulawesit Verior, në Indonezi. Të paktën tre persona vdiqën, sipas raporteve...

“Dua poezi, por jo pa njerëzi”. Egla Ceno i kthen reston Mimoza Ahmetit

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuar mbrëmë në ‘’Goca dhe Gra’’ dhe dukej qartë që nuk kishte ndonjë simpati të madhe për Egla Cenon....

Zjarret në Gjirokastër, 11 persona procedim penal për zjarrvenie të qëllimshme

Policia e Gjirokastrës ka nisur procedimin penal për 16 raste të zjarreve të qëllimshme gjatë verës duke vendosur nën hetim 11 persona të dyshuar...

Bayern-Liverpool, 99% e kryer! Po vjen transferimi 75 mln euro!

Liverpool bëhet gati të shesë Luis Diaz. Me blerjen spektakolare të Ekitike, klubi anglez duhet të shesë disa lojtarë dhe kolumbiani ka oferta. Nicolo Schira...

Lajme të tjera

Web TV