“Dinamo s’ka nevojë për tifozë nga tastiera”, Presidenti Pontrelli letër të hapur: Kërkoj mendimin tuaj për merkaton

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dinamo po vazhdon punën për përforcimin e skuadrës, në mënyrë që nga viti i ardhshëm të luajnë në elitë. Ajo që nevojitet për të arritur këtë synim është edhe mbështetja e tifozëve.

Presidenti Marco Pontrelli ka shkruar një letër për të gjithë tifozët. Ai e nis që nga koha që mbërriti te klubi kryeqytetas dhe gjendja katastrofale në të cilën e gjeti.

Pontrelli thotë se Dinamo nuk ka nevojë për tifozë nga tastiera, por për ata që e duan me të vërtetë atë stemë. Në fund, diçka u tha edhe për merkaton.

Presidenti Pontrelli letër të hapur për të gjithë tifozët.

Përshëndetje të gjithë tifozëve Dinamovitë, të më falni që nuk kam mundur të komunikoj me të gjithë ju, por kjo vetëm për faktin që jam i huaj dhe problemi është vetëm tek gjuha. Duke parë që në Shqipëri një president perfaqëson një figurë në ambjentin sportiv, mua si president dhe pergjegjës i Shoqerisë Dinamo, do të më pëlqente sëbashku me tifozët blu të vazhdojmë punën dhe të kemi një komunikim, për të dëgjuar të gjithë se cila është mënyra më e mirë për të korrigjuar dhe gabimet në zgjedhje. Ju siguroj që jam i ndërgjegjshëm për vlerën e markës Dinamo, por njëkohësisht më duhet të përsëris edhe njëherë, atë që kam thënë nga dita e parë në intervistë. Kam ardhur në një moment ku kjo skuadër, shtatë muaj më parë lundronte në fund pa shpresë, ku në kampionat kishte 1 pikë dhe me diferencë 11 pikë nga ekipi i parafundit. Sot, në reflektimin tim, është që kushdo person i ekuilibruar nuk do ta pranonte këtë rol, duke ditur që mund të hynte në historinë e Dinamos me menyrën më negative, duke e ditur që mund të shkonte në një kategori akoma më poshtë, në këndvështrimin tim ishte një sfidë ekstreme.
E dyta, një shoqeri profesioniste, duke mos patur një qendër informacioni dhe pa shumë elementë të tjerë të futbollit, pa qendër sportive, uniforma etj. pa folur për historinë, një ekip i gjendur pa asnjë trofe fizik.
Të dashur tifozë, përulësia dhe mirnjohja të bën më të madh. Qartësisht për 7 muaj në këtë aventurë, me shumë përkushtim dhe dashuri, jam munduar t’i plotësoj synimet më të rëndësishme, që ishin shpëtimi i ekipit dhe qendra sportive. Dinamo e futbollit ka të paktën, të drejtën për mbështetje morale. Në këtë moment delikat të merkatos dhe të ndërtimit të shoqerisë, Dinamo nuk ka nevojë për tifozë nga tastiera si trajnerë dhe ekonomistë, por ka nevojë për ata tifozë që japin zemrën dhe mbështetjen për më të mirën. Zgjedhja e lojtareve nga Pogradeci, është një zgjedhje teknike, në bazë të statistikave ku në fund flet fusha! Ta mbyllim sa më pozitivisht këtë komunikim, duke kujtuar që merkato nuk është mbyllur dhe gjykimin e bëjmë në fund. Dua të kujtoj që vij nga një shtet me katër yje botërorë sipër dhe natyrisht me njerëz që kuptojnë edhe jo!

Marco Pontrelli,
President FK Dinamo

Lexo edhe :  Grabitet shtëpia e Michel Platini, 20 trofe zhduken nga vitrina e ish-kreu i UEFA-s

La.mi/Fjala.al

Të fundit

Shëngjin, i riu bie nga skela, dyshohet se ra në kontakt me rrymën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në Shëngjin. Sipas informacioneve paraprake mësohet se një...

Tushemisht, biznesmeni dhe kryeplaku konfliktohen fizikisht

Një konflikt i vjetër për pronësinë e një rruge ka degjeneruar në dhunë fizike pranë parkut të Drilonit në Pogradec. Në përplasjen e fundit janë...

Largimi nga Manchester City, De Bruyne tregon arsyen pse zgjodhi Napolin

Kevin De Bruyne ka zbuluar në detaje arsyet që e çuan të bashkohej me Napolin si lojtar i lirë, pas një periudhe të gjatë...

Shëngjin/ Nëna kishte humbur të birin, gjendet pas një orë kërkimesh

Një fëmijë 8-vjeçar nga Kosova, që ishte larguar nga prindërit në plazhin e Shëngjinit, u gjet pas rreth një ore kërkimesh nga policia dhe...

Kapet me 11 kg kokainë dhe pistoletë, arrestohet 34-vjeçari shqiptar në Itali

Policia e Bolonjës ka arrestuar një shtetas shqiptar 34 vjeç, i cili u kap me mbi 11 kilogramë kokainë dhe një armë zjarri. Shqiptari ishte...

Lajme të tjera

Web TV