Maqedonia e Veriut mundëson falas vaksinën e koronavirusit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Maqedonia e Veriut do të garantojë falas vaksinën për koronavirusin, nëpërmjet Polonisë.

Ky fakt u bë me dije nga ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili tha për mediat se vaksina do të mundësohet falas për popullin.

“Kemi dy mekanizma për momentin për blerje. Njëri është mekanizmi Kovaks, përmes Oorganizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Aleancës së Imunizimit. Ne kemi nënshkruar një letër qëllimi dhe ky mekanizëm lejon që vendeve tu shpërndahen në mënyrë të barabartë vaksinat sipas madhësisë së popullsisë kur hyjnë në treg, nga secili prodhues i njëpasnjëshëm”, u shpreh Filipçe.

Më tej sqaroi se vendet anëtare të Bashkimit Europian kanë nënshkruar marrëveshje bilaterale me kompaninë e vaksinave në Oksford, “Astra Zeneka”.

“Ne morëm një ofertë nga Polonia që të sigurojë një sasi të përshtatshme edhe për ne, sepse nuk do të kemi mundësinë për një marrëveshje bilaterale. Konkretisht, me të dy mekanizmat, ne sigurojmë që vaksina të jetë në dispozicion të qytetarëve tanë, pa pagesë”, deklaroi ministri i Shëndetësisë. Ka.Li/fjala.al

Të fundit

SPAK dhe GJKKO “të pandehur” nga gjykatat politike

Kreu i SPAK Altin Dumani dhe kryetari i GJKKO-së Erion Bani diskutuan dje për për luftën kundër korrupsionit, në...

Është koha të përqendroheni në qëllimet tuaja…çfarë kanë rezervuar yjet për sot

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Të enjten është e rëndësishme të ushtroni mirëkuptim dhe durim në marrëdhëniet personale. Mund të përballeni me...

Real Madrid i “falet” Endrick, Los Blancos fitojnë minimalisht në fushën e Sociedad

Real Madrid mposhti 0-1 Real Sociedadin, në aktivin e parë gjysmëfinal të Kupës së Mbretit, duke hedhur një “hap” të sigurt drejt finales. Goli...

Eliminim i turpshëm nga Kupa e Italisë, Empoli mposht Juventusin pas 11-metërshave

Eliminim dramatik i Juventusit në Kupën e Italisë. Bardhezinjtë e Thiago Mottas u mposhtën nga Empoli i Ardian Ismajlit me 11-metërsha, teksa koha e...

Lajme të tjera

Web TV