Nis sezoni i ri i emisionit “HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU”, Erion Veliaj hap siparin e të ftuarve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nesër, më 31 gusht nis sezoni i ri televiziv i emisionit “HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU”.

Gjatë një sezoni të suksesshëm ishin të ftuar figurat më të rëndësishme të politikës shqiptare si Presidenti Ilir Meta, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali,  ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi, ish-presidenti Bujar Nishani, Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla, ish-deputeti i PD Oerd Bylykbashi etj.

Gjithashtu gjatë sezonit të parë të këtij emisioni në grupin mediatik “Fjala”, kanë qenë të ftuar figura të rëndësishme akademike si Artan Fuga, Ardian Civici, Përparim Kabo dhe Apollon Baçe.

Këtij emisioni nuk i kanë munguar as analistët, ndër ta: Mustafa Nano Marenglen Kasmi, Auron Tare dhe Mal Berisha.

Qershia mbi tortë e këtij emisioni janë lajmet ekskluzive të cilat janë bërë referencë edhe për mediat e tjera.

Sezoni i ri nis me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Përballë gazetarit Roland Qafoku, Veliaj do të jetë në një rrëfim 360 gradë  lidhur me analizën e vitit të parë të mandatit të dytë.

Si e ka përballuar bashkia e Tiranës tërmetin dhe pandeminë?

Për përgjigjet e këtyre pyetjeve por edhe të tjera, ndiqni emisionin “HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU”, të hënën më 31 gusht 2020.

Shikim të këndshëm!

/Fjala.al/Ke.Ba

Të fundit

Bayern-Liverpool, 99% e kryer! Po vjen transferimi 75 mln euro!

Liverpool bëhet gati të shesë Luis Diaz. Me blerjen spektakolare të Ekitike, klubi anglez duhet të shesë disa lojtarë...

E konfirmon Kremlini: Putin, i gatshëm të diskutojë për paqe në Ukrainë

Presidenti rus, Vladimir Putin, është i gatshëm të lëvizë drejt një zgjidhjeje për paqe me Ukrainën, por objektivi kryesor i Moskës është që të...

A po e forcon Donald Trump Evropën?

Koha ikën shpejt: 1 gushti është afati i fundit i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Pastaj vendosen tarifa prej 30 përqind në mosmarrëveshjen tregtare...

Dosja e SPAK: Çfarë donte Ilir Meta me ministrin e Katarit? (detajet)

Biznesmeni shqiptaro-amerikan, Adrian Shatku, duke përfituar nga njohja e afërt e Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës, ka përfituar duke zhvilluar edhe takime zyrtare nën...

“PD ka nevojë për ndryshim total!” Fisnik Qosja: Duhen figura të reja edhe në kryesi!

Për kryebashkiakun e Kavajës, Fisnik Qosja, i cili vjen nga radhët e Partisë Demokratike, selia blu duhet të nisë një riorganizim të thellë brenda...

Lajme të tjera

Web TV