Shokojnë italianët: Shqiptarët, bosët e heroinës dhe kokainës në Europë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga ‘Fjala.al’

Italianët e policisë dhe të hetimit kanë bërë një raport për kriminalitetin në vendin e tyre, por kanë përfshirë si gjithnjë edhe krimin shqiptar. Në një raport të gjatë ata e përcaktojnë krimin shqiptar në 6 mujorin e parë të 2019-s si një krim në rritje, të rrezikshëm dhe të fuqishëm. Madje për ta, krimi shqiptar bashkëpunon me organizatat e tyre mafioze po ashtu si edhe me grupet më të fuqishme të Amerikës Latine. Për ta shqiptarët janë jo vetëm furnizuesit me hashash të Europës po edhe bosët e sjelljes së heroinës nga Afganistani dhe kokainës nga Kolumbia dhe vendet e tjera Jugore.

Në raport theksohet se Shqipëria është mes vendeve me prodhimin më të lartë të kanabisit, pavarësisht planit kombëtar anti-kanabis me mbështetjen edhe të Romës zyrtare. Vendi ynë përcaktohet edhe si vend transit për trafikun e heroinës nga Afganistani në Europë. Grupet kriminale shqiptare, vijon më tej raporti, kanë bashkëpunim me mafien italiane, Camorra dhe Ndrangheta.

Por kriminaliteti shqiptar shtrihet edhe më tej me bashkëpunimin me grupet nga Amerika Latine për kokainën, Holanda, Belgjika, Anglia dhe vende të tjera: “Shqipëria figuron në hartën globale mes vendeve kryesore të prodhimit të marijuanës por edhe si transit për heroinën që vjen nga Afganistani dhe Azia e destinuar për tregun e Europës. Në Shqipëri u bë plani kombëtar anti-kanabis dhe Italia e mbështeti për kontrollet ajrore për zbulimin e parcelave. Duke parë afërsinë gjeografike, kriminaliteti shqiptar vijon të ketë raporte bashkëpunimi me mafien italiane në trafikun e drograve sikur janë edhe sekuestrimet e bëra, por edhe investigimet. Shqiptarët bashkëpunojnë me mafien italiane, Camorra-n dhe Ndrangheta-n në trafikun e drogës.

Lexo edhe :  Punësimi i të huajve në Shqipëri/ Rreth 86 mijë aplikime deri më sot në e-Albania!

Krimi i organizuar shqiptar konfirmohet si një nga më aktivët në Itali që bashkëpunon me grupet në Holandë, Belgjikë, Austri, Gjermani, në Mbretërinë e Bashkuar dhe Spanjë. Në Itali prania e tyre është e përhapur në pjesën më të madhe të territorit, me përqendrim më të madh në Veri dhe Puglia në Jug. Ata veprojnë në grupe në bazë të lidhjeve familjare dhe fisnore. Gjithashtu shqiptarët bashkëpunojnë me anëtarë të kombësive të tjera. Shqiptarët kanë krijuar edhe një rrjet të trafikut nga Amerika Latine. Jo vetëm në trafikun e drogës, por shqiptarët veprojnë edhe në prostitucion, emigracioni i paligjshëm dhe grabitje”!

Të fundit

Drejtori sportiv i Interit i bën “dalje” Asllanit: “Kush duhet të largohet tashmë e di”

Në media flitej prej kohësh, që Inter kishte nxjerr në shitje Asllanin, por tashmë vjen dhe konfirmimi zyrtar nga...

“8 vite e martuar, nuk lindim dot fëmijë. Burri refuzon të bëjë analizat”

Një grua nga Elbasani ka dërguar një mesazh në redaksinë tonë, duke u përpjekur të marrë një mendim për shqetësimin e saj familjar. Nuk...

Fatmir Limaj, kryeparlamentar? Sot takimi i zgjidhjes mes tij dhe Kurtit

Këtë të shtunë pritet që kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, të zhvillojë takim me liderin e NISMËS, Fatmir Limajn, si përpjekje për të...

Vijon “telenovela” Calhanoglu, Mourinho kërkon ti prishë planet Interit

Dukej gjithçka e mbyllur, Interi i kishte thënë “jo” Galatasarayt dhe Hakan Calhanoglu dukej i destinuar për t’u kthyer në grumbullimin e zikaltërve, për...

Alarm në Dukat, zjarri rrezikon edhe Parkun Kombëtar të Llogarasë

Forcat zjarrfikëse të Vlorës ndodhen prej orëve të para të ditës në malin e Dukatit, ku terreni i vështirë dhe malor e bën të...

Lajme të tjera

Web TV