Beteja detare e Durrësit në luftën e parë botërore! “Dy anije siluruese Austriake mbyten para Durrësit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Aleksandër Cangonja

Agjensia “Stefani” Romë 30 Dhjetor në darkë komunikon:

Dje në mëngjes një anije eksploruese dhe pesë anije siluruese armike(Austriale) u paraqitën përpara Durrësit për ta bombarduar, por dëmet kanë qenë të parëndësishme.

Ata u sulmuan nga anijet tona dhe aleate, të cilat në dalje të detit anijet siluruese “Triglav” dhe “Lika” u mbytën. Të mbijetuarit e ekuipazhit të kësaj të fundit rreth 100 marinarë u burgosën. Gjithashtu dhe një avion armik u eliminua nga anijet tona të cilat u rikthyen të gjitha të padëmtuara”.(1)

Shtypi Italian e komunikon këtë lajm duke shprehur supermacinë e saj ushtarake në detin Adriatik kundrejt rivalit Austro-Hungarez, e cila në përplasjen e pare që ndodhi në brigjet e Durrësit arritën të mbysnin dy anije të mëdha siluruese ushtarake të flotës Austro-Hungareze si “Triglav” dhe “Lika” të ndërtuara rreth viteve 1912-1913 në kantierin “Danubius” të Fiumes apo Rijekën e sotme.

Nga të dhënat e këtyre dy anijeve del se ato ishin të gjata rreth 89 metra dhe të gjëra rreth 9 metra, pesha rreth 800 ton. Anijet ishin të armatosura me nga 8 topa (2). Fundosja e këtyre dy anijeve nga anijet Italiane përbën një humbje të madhe për marinën perandorake të luftës.

Referencë:
1) Gazeta e Bolonjës “Il Resto del Carlino – La Patria” 31 Dhjetor 1915.
2) Austro-Hungarian Navy.

Fotot e mëposhtëme gazeta Italiane që pasqyron lajmin, dhe anije Austro-Hungareze të mbytura në portin e Durrësit./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

A ka filluar revolucioni në PD? Flaka e parë u ndez…

YLLI PATA - Deklarata e kryetarit të bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, përbën një zhvillim serioz politik. Kryebashkiaku, është një...

Aeroportet e Moskës mbyllen pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Një sulm i vazhdueshëm me dronë ukrainas ndaj Rusisë shkaktoi mbylljen e përkohshme të aeroporteve kryesore të Moskës dhe anulimin e të paktën 140...

Akuza tjetër e Endri Shabanit: Lapaj bëri listat në 12 të natës

Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje, tregoi në A2 CNN, se çfarë ndodhi me Dash Sulën. “Ligji i jep të drejtën kreut të koalicionit që...

Kaçinari më në fund del nga izolimi! Nis hapja e rrugëve

Pas shumë vitesh, Njesia Administrative e Kaçinarit në Mirditë ka dalë nga izolimi që ishte krijuar nga mungesa e infrastrukturës rrugore. Në zbatim të kontratës...

Shëngjin, 23-vjeçari bie nga ballkoni i hotelit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Shëngjin ku një 23-vjeçar ka rënë nga ballkoni i hotelit ku po qëndronte me pushime. 23-vjeçari...

Lajme të tjera

Web TV