Një vrasje e shëmtuar e vitit 1985 dhe pikëpyetjet e ICMP-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Hiostoriani dhe studiuesi  Kastriot Dervishi rrëfen një krim të shëmtuar të ndodhur në Tiranë 20.2.1985. Ai e fillon rrëfimin duke treguar kush ishin protagonistët e ngjarjes:

-E.U. 29 vjeç, bashkëshort i L.B.

-L.B. 23 vjeçe, bashkëshorte e E.U.

-N.V. 23 vjeçe viktima, shoqe e L.B.

LB thërret në shtëpi shoqen e saj NV. Pasi e fut brenda, e lidh me tel nga duart, me leckë te goja dhe ia lë në dorën bashkëshortit të saj për ta poshtëruar e përdhunuar. Pasi viktima NV bën rezistencë të madhe, LB e godet disa herë në kokë me shat, duke i shkaktuar vdekjen.

Në përfundim të veprimeve, të dy bashkëshortët, viktimën NV e mbështjellin me qese dhe e hedhin në gropën e gëlqeres së shtëpisë. Krimi zbulohet pas 5 ditësh. Të dy protagonistët dhe një person tjetër, u arrestuan.

Gjykata Popullore Tiranë, me vendimin nr.169, datë 11.5.1985 i dënoi me vdekje, pushkatim. U la në fuqi me vendimin nr.130, datë 25.5.1985 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.

Më 8.6.1985 Presidiumi i Kuvendit Popullor refuzoi t’u falë jetën dhe dy ditë më pas, vendimi u ekzekutua në vendin e njohur tashmë në Dajt. Eshtrat e tyre ishin pjesë e eshtrave që u gjetën atje, për të cilat pata paralajmëruar disa herë se nuk u përkasin personave të vrarë për motive politike.

Tani unë shtroj një pyetje publike: A është LB njëra nga dy skeletet që zyra e ICMP-së (Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur) në Tiranë, njoftoi se identifikoi?

Pse mbahen akoma të fshehur emrat e dy skeleteve të identifikuar nga eshtrat e Dajtit? Të kishte qenë ndonjë rast politik, e dimë që këta që kanë lindur vetëm për fasadë nuk do mbaheshin së bëri agjitacion.

Lexo edhe :  Vit pas viti

Deri më sot, kjo zyrë nuk ka qenë gjë tjetër veçse një variant për të thithur fonde nga burokratët e Brukselit dhe një ent propagandistik që kombinohet jo cilësisht me një tjetër njësi agjitative që duket si koordinator ojëqësh, domethënë Autoriteti i gjasme hapjes së dosjeve (ndërmarrje grumbullimi por edhe agjenci publicitare).

Sa para janë harxhuar deri tani? Kanë kaluar 1 milion euro (se 600 mijë ishin në fillim), apo aty afër janë? Po mbushen gati dy vjet nga miratimi i ligjit nr.83/2018 dhe janë reklamuar vetëm këto dy skelete.

LB nuk do ta kish menduar kurrë se do të vlerësohej kaq shumë me ligje e me euro. Edhe floriri t’i kishte eshtrat, nuk do vlenin kaq shumë.

Tani shokët e zyrës së ICMP-së, si dhe ata të Autoritetit (që as ka lidhje me këtë punë sepse Zyra e të Zhdukurve ligjërisht është pranë Institutit të Integrimit të të Përndjekurve), si “robert çamçakëza” që janë e sillen vërdallë nëpër ndërmarrje, kanë nisur propagandimin e idesë së “projekteve” për të “ndërgjegjësuar” familjarët e personave që nuk u gjenden eshtrat.

Punë e madhe, se zaten, të paditur familjarët. Mirë që u shfaqën këta për të dhënë mendje e për t’i “rilindur”

Të fundit

Barcelona kërkon dështimin e Liverpool, anglezët duan 70 mln euro

Barcelona po interesohet për Darwin Nunez, sulmuesin uruguaian për të cilin pati kritika të shumta sezonin e kaluar, për...

“Kujdesu për babain tim”, fjalët e fundit të pilotit para tragjedisë së Air India

Disa javë pas rrëzimit tragjik të avionit të Air India në Ahmedabad, ku humbën jetën 260 persona, po dalin në dritë detaje të reja...

LZHK thirrje Ramës: Dëmshpërble banorët e Thethit

Lëvizja për Zhvillim Kombëtar i bën thirrje kryeministrit Edi Rama të ndalojë aksionet për pastrimin e territorit nga objektet pa leje në Theth dhe...

Arsyeja pse partitë e reja dështojnë është se populli kërkon sofrën

Shqipëria është një vend me polarizim të madh. Madje, sot polarizimi politik i'a kalon edhe periudhës Komuniste! Në kohën e Regjimit kishte "Bijtë e...

Shëngjin, i riu bie nga skela, dyshohet se ra në kontakt me rrymën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në Shëngjin. Sipas informacioneve paraprake mësohet se një 32-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht...

Lajme të tjera

Web TV