Çuçi: Në listat e kandidatëve për deputet të PS-së do ketë surpriza

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kush do jenë kandidatët për deputetë  në listat e Partisë Socialiste. Bledi Çuçi anëtar i Kryesisë  së PS ka zbuluar  gjatë emsonit HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU,  një detaj për listat.  Sipas tij, do të ketë surpriza në emrat e kandidatëve për deputetë.

-Unë po ju them edhe një herë. Në një sistem ku në fletën e votimit, shtetasi, do votojë për partinë politike dhe preferencën për kandidatin, do të thotë që lista është e hapur. Lista është e hapur sepse ti nuk voton vetëm për partinë politike por voton dhe për kandidatin brenda partisë politike përkatëse që ti ke votuar. Dhe kjo është listë e hapur. S’ka si të jetë e mbyllur.

-Pse renditja e kandidatëve të mos bëhet sipas alfabetit, ashtu siç e kërkon edhe zoti Basha?

-Çdo parti politike ka preferencën e vet brenda. Ju do t’i hiqni të drejtën partisë politike të rregullojë veten? Ne themi kështu: Ne në procesin e bërjes së listave, arrijmë në një konkluzion hd enë një renditje të kandidatëve. Për nga pesha politike, rëndësia, aftësitë e kandidatit, formimi i kandidatit. Ne bëjmë një renditje. Por këtë renditje ne e ballafaqojmë dhe njerëzit mund ta përmbysin këtë renditje.

-Kush është e reja në hartimin e listave?

-Teorikisht hapja e listave sigurisht që mund të zgjojë një interes më të madh në mjedisin politik lokal. Meqë ne kemi sistem proporcional rajonal në bazë të qarqeve kështu që mund të zgjojë jë oreks politik edhe të personazheve që mund të jenë personazhe me autoritet në një komunitet të caktuar, por që duke qenë se i dukej e largët afrimi në një parti politike në nivele drejtuese, për shumë arsye nuk është përfshirë në politikë por që gjithmonë ka menduar, ka vepruar brenda frymës dhe programit të një partie politike, tani ka mundësinë që ndoshta të shprehë interesin sepse edhe po të jetë në pjesën e fundit të listës , duke pasur autoritet ka mundësinë që të dalë dhe ta thyejë dhe të bëhet deputet.

-Ju a keni menduar që listën të mos e hartoni vetëm me figurat e njohura të PS?

-Po sigurisht. Kjo është le të themi edhe një hapje partie.

-I bie që do kemi surpriza në emra.

-Do dalin dhe emra të rinj./Fjala.al/Ke.Ba 

Të fundit

A ka filluar revolucioni në PD? Flaka e parë u ndez…

YLLI PATA - Deklarata e kryetarit të bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, përbën një zhvillim serioz politik. Kryebashkiaku, është një...

Aeroportet e Moskës mbyllen pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Një sulm i vazhdueshëm me dronë ukrainas ndaj Rusisë shkaktoi mbylljen e përkohshme të aeroporteve kryesore të Moskës dhe anulimin e të paktën 140...

Akuza tjetër e Endri Shabanit: Lapaj bëri listat në 12 të natës

Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje, tregoi në A2 CNN, se çfarë ndodhi me Dash Sulën. “Ligji i jep të drejtën kreut të koalicionit që...

Kaçinari më në fund del nga izolimi! Nis hapja e rrugëve

Pas shumë vitesh, Njesia Administrative e Kaçinarit në Mirditë ka dalë nga izolimi që ishte krijuar nga mungesa e infrastrukturës rrugore. Në zbatim të kontratës...

Shëngjin, 23-vjeçari bie nga ballkoni i hotelit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Shëngjin ku një 23-vjeçar ka rënë nga ballkoni i hotelit ku po qëndronte me pushime. 23-vjeçari...

Lajme të tjera

Web TV