Në 1 tetor hapen ambientet e mbyllura të bareve, restoranteve dhe pishinave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prej fillimit të pandemisë Tirana vijon të jetë qarku më i prekur, ku shifrat e personave të infktuar me COVID-19 paraqiten të larta. Në kryeqytet aktualisht rezultojnë 2637 raste aktive të personave të infektuar me virus. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 832 testime dhe janë konfirmuar 106 të prekur me virusin SARSCOV2 në këto zona: 31 të prekur në Tiranë, 12 në Durrës, 10 në Shkodër, 6 raste në Korçë, Kukës, Lushnjë, 5 raste në Dibër, 4 raste në Fier, Kavajë, 3 raste në Kurbin, Elbasan, 2 raste në Devoll, Lezhë, Vlorë, 1 rast në Krujë, Rrogozhinë, Mat, Gjirokastër, Përmet, Divjakë, Malësi e Madhe, Bulqizë, Klos, Patos. Aktualisht, në Spitalin Infektiv dhe në atë “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 182 pacientë, 18 në terapi intensive, nga të cilët vetëm 5 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID-19, 2 qytetarë nga Tirana, një 66-vjeçar dhe 73-vjeçar me sëmundje bashkëshoqëruese.

Që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë 13259 persona janë prekur nga koronavirusi, kurse 377 kanë humbur jetën. Konkretisht 179 qytetarë nga Qarkun Tiranë , Durrës 46, Shkodër 40, Elbasan 26, Fier 20, Korçë 19, Lezhë 16, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 7, Gjirokastër 4, Berat 2. Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve të mos e ulin vigjilencën për zbatimin e masave antiCovid, të ruajnë distancën fizike me persona që nuk janë familjarë, të kujdesen për higjienën personale dhe të mbajnë maskën në ambiente të mbyllura dhe kudo ku nuk mund të ruhet distanca.

Hapja e ambienteve të mbyllura

Nga 1 tetori hapen baret, restorantet dhe pishinat në ambientet e mbyllura, nën masa të rrepta antiCovid. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e cila deklaroi se Komiteti Teknik i Ekspertëve ka miratuar protokollet e sigurisë për rihapjen e këtyre ambienteve.

Lexo edhe :  Sarandë, policia gjen një pistoletë në çantën e dy të rinjve që u plagosën

“Në vijim të paketës së masave, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka miratuar protokollet e posaçme të sigurisë për rihapjen nga data 1 tetor, të restoranteve dhe bareve në ambiente të mbyllura, si dhe të pishinave në ambiente të mbyllura, ku distancimi fizik, higjiena dhe mbajtja e maskës nga stafet që shërbejnë është e detyrueshme në çdo subjekt”, bën me dije Manastirliu, duke theksuar se respektimi i protokolleve të sigurisë është kusht i panegociueshëm.

Manastirliu u shpreh se Task-Forca e inspektimit të protokolleve antiCovid, Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake do të inspektojnë zbatimin e protokolleve, duke ndërmarrë masat sipas legjislacionit në fuqi, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.

Ky vendim, sipas ministres, ishte i nevojshëm që aktivitetet ekonomike të mos pengohen dhe ekonomia të ecë përpara. Më tej ministrja e Shëndetësisë theksoi se do të vijojnë të mbeten të mbyllura sipas aktit normativ, të miratuar në muajin korrik, të gjitha klubet e natës, lounge-bar-et, pub-et, diskot apo veprimtari të këtij lloji.

Protokollet e sigurisë

Në përcaktimin e protokollit të sigurisë për hapjen e ambienteve të mbyllura për baret, restorantet dhe pishinat, thuhet se në varësi të sipërfaqes së bareve dhe restoranteve duhet të sigurojnë një korridor të dedikuar për klientët deri në arkë dhe një korridor për daljen nga ambienti, në mënyrë që klientët të mos ‘përplasen’ përballë mes tyre.

Nuk ka më vetëshërbim, ndërsa lokalet duhet të shërbejnë me menu elektronike, ose të plastifikuara që të dezinfektohen vazhdimisht. Duhet garantuar distanca 1,5 metra mes klientit dhe stafit, ndërsa tavolinat duhet të jenë në distancë me njëra-tjetrën 2 metra në të gjitha drejtimet.

Nëse pagesa bëhet në arkë, duhet vendosur një xham petsiglass-i midis punonjësit dhe klientit. Asnjë personel nuk do të lejohet të punojë më temperaturë 37,5 dhe secili prej tyre është i detyruar të deklarojë nëse ka pasur kontakte me persona të infektuar. /Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Valë “ndëshkimesh” në det, bllokohen 30 mjete lundruese në një javë

Në kuadër të operacionit “Siguria Detare”, vijon kontrolli në të gjithë bregdetin shqiptar dhe në hapësirat ujore të brendshme....

Vlorë/ Zjarr në Shashicë, flakët shumë pranë rrugës së Bypassit

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë zonën e Shashicës në Vlorë, shumë pranë rrugës së re të Bypass-it. Flakët po përhapen me shpejtësi...

Muri i ndërtesës që po shembte e zë poshtë, ndërron jetë 51-vjeçari në Dimal

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Dimal, ku një 51-vjeçar ka ndërruar jetë, pasi është zënë poshtë nga muri i një ndërtese që...

Çfarë është Hawala? Si funksionon sistemi informal i transferimit të parave

Hawala është një metodë informale e transferimit të parave. Ky sistem konsiderohet si një “transferim parash pa lëvizje parash” dhe në thelb funksionon mbi...

Connie Francis ishte një yll pionier i pop-it, e ndjekur nga tragjedi

Connie Francis, ylli i pastër i pop-it të viteve 1950 dhe 1960, i njohur për këngët Pretty Little Baby dhe Who’s Sorry Now? –...

Lajme të tjera

Web TV