Hapet gara për parkun fotovoltaik, investimi rreth 100 milionë euro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njoftoi këtë të hënë nisjen e garës ndërkombëtare për investitorët e interesuar për projektin e parkut fotovoltaik të Divjakës që do të ketë një kapacitet të instaluar prej 140 MW. Në një ceremoni ku u dhanë detajet e para të projektit Ministria Belinda Balluku nënvizoi se projekti ka një vlerë të përllogaritur rreth 100 milionë euro dhe do te vendoset ne nje hapesirë prej 198 hektarësh në bashkitë fier dhe Divjakë.

“Parku fotovolatik i Karavastasë më i madhi i projektuar në vend  me 140 MW është i ndarë i ndarë 70 megavat për prodhim dhe shitje në treg të lirë dhe dhe 70 megavat me çmim të rregulluar. Çmimi i rregulluar zgjat për 15 vite dhe do blihet nga OSHEE.  Ky projekt është hartuar duke pasur në bazë një studim të Bankës Botërorë që ka nxjerrë tre zonat me rrezatimin më të lartë në vend. Çmimi i rregulluar është paracaktuar në 55 euro duke pasur parasysh teknologjitë e tregut dhe mesataren e kostos së prodhimit. Ky është edhe çmimi më i ulët që ne kemi siguruar” tha Balluku.

Ministrja nënvizoi se investitorët e interesuar do të kenë mundësi të marrin një paketë të plotë dokumentacioni dhe informacioni mbi projektin ndërkohë që theks i rëndësishëm i është vënë politikës mjedisore. Një tjetër hap që ezaurohet që në momentin e parë është se nuk do të ketë fazë negocimi mes OSHEE por kontrata është pjesë e dokumentacionit të këtij ankandi. Ndërkohë lidhur me projektin vetë Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi javën e shkuar lejen e zhvillimit.

Nëse respektohen të gjithë afatet sipas një kalendari ministria pret që në 16 mars të dorëzohen ofertat dhe në 3 maj 2020 të kemi një kontratë të nënshkruar.

Lexo edhe :  Zbardhet vendimi/ Koeficienti i ri i indeksimit rrit pensionet e reja në vitin 2025!

Ky është parku i dytë për të cilin hapet një garë ndërkombëtare. I pari ishte Akërnia në vitin 2018 i cili u fitua nga kompania India Power për një çmim 59.9 euro/MWh por që zvarritja e nënshkrimit të kontratës ka bërë që ende të mos ketë nisje të punimeve. Për këtë mes Ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës dhe Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë ka pasur përplasje në raportin e fundit.

Të fundit

“Nuk dua të ta jap librin”. Shkrimtarja Mimoza Ahmeti lë pa fjalë Egla Cenon

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm...

U “kap mat” në koncert, CEO i Astronomer jep dorëheqjen

Andy Byron ka dhënë dorëheqjen si Drejtor Ekzekutiv i kompanisë së inteligjencës artificiale Astronomer, disa ditë pasi iu zbulua lidhja e tij jashtëmartesore me...

Renis Dobra, kur jeta e njeriut kushton 10 mijë euro

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 8 korrikut, ku 23-vjeçari Renis Dobra u rrëmbye dhe më pas u...

“Erion Veliaj financon Arlind Qorin”. Gazetari përplaset me aktivistin e Lëvizjes Bashkë

Një përplasje e fortë verbale ka ndodhur mbrëmjen e të shtunës në Euronews Albania, mes gazetarit Flavio Qarri dhe përfaqësuesit të Lëvizjes Bashkë, Klodian...

Çfarë ndodhi në Ksamil? Historia qenka krejt tjetër!

Një tjetër version është duke qarkulluar mbi ngjarjen e ndodhur në Ksamil këtë të shtunë ku u dhunua shtetasi Albert Pashaj. Ndryshe nga sa u...

Lajme të tjera

Web TV