“Akciza”/ Zbardhet skema si 6 zyrtarët e AKBN i shkaktuan dëme shtetit 1.5 mln dollarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia ka finalizuar sot operacionin e koduar “Akciza” duke zbatuar 6 masa sigurimi të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë si dhe shpalljen në kërkim të dy shtetasve të tjerë, që kanë lidhje me kontrabandën e mallrave pa akcizë.

Hetimet për zyrtarët e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore kanë nisur pas kallëzimit penal të drejtorit të përgjithshëm të “Albpetrol”.

Pas hetimeve ka rezultuar se “Phoenix Petroleum” e cila është në pronësi të Isuf Berberit dhe Naim Kasa, me marrëveshje Hidrokarbure të miratuar nga Këshilli i Ministrave dhe të ndjekur për ecurinë e saj nga AKBN ka shfrytëzuar disa puse nafte.

Me qëllim plotësimin e detyrimeve për Programin Minimal të Punës, apo investimeve të detyrueshme për këto puse nafte, dhe në kushtet kur këto investime nuk i ka kryer, kjo shoqëri ka paraqitur në AKBN, tetë fatura të falsifikuara për shërbime që realisht nuk i ka përfituar nga kompania amerikane Black Swan Energy Service.

Falsiteti i këtyre faturave është konfirmuar nga kompania gjyqësore amerikane dhe vlera totale e tyre është 1. 299.000 USD.

Punonjësit e AKBN të arrestuar, Denis Durrësi, Qani Hoxha dhe Rezarta Qose Sulejmani, si dhe ish drejtori i OST-së Klodian Gradeci që është shpallur në kërkim, kanë certifikuar në mënyrë të kundraligjshme punimet e pakryera të pasqyruara në këto fatura si punime të kryera.

Po kështu, punonjësit  e administratës tatimore, Arben Doda dhe Simon Marku kanë përpiluar një raport kontrolli në kundërshtim me ligjin duke bërë të mundur që kjo administratë të pësojë një dëm ekonomik prej 568.000 USD.

Dëmi që ka pësuar në mënyrë të drejtpërdrejtë AKBN nga veprimet e kundraligjshme të punonjësve të saj është 1.472.766 USD.

Lexo edhe :  Tregtarët romë kundërshtojnë bashkinë, vijojnë shitjet në tregun e vjetër

Ditën e sotme kanë rënë në pranga 5 punonjës të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, ndërsa një tjetër u la në “arrest shtëpie”.

Në lidhje me këtë ngjarje, policia ka shpallur në kërkim edhe biznesmenin Isuf Berberi, aksioner i kompanisë “Fufarma” dhe Klodian Gradeci, ish-drejtor i OST, që ka qenë në postin e Drejtorit të Hidrokarbureve në AKBN në kohën kur janë konstatuar shkeljet.

“Fjala.al” ka zbuluar se Berberi ka udhëtuar ditën e hënë nga Tirana drejt Turqisë. Biznesmeni është i përfshirë edhe në biznesin e hidrokabureve./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Bllokohen 30 mjete lundruese! 13 shqiptarë dhe të huaj u shpëtuan brenda një jave

Policia ka bllokuar dhjetëra mjete lundruese në zonat bregdetare të cilat kanë shkelur rregullat. Mësohet se në kuadër të...

Çfarë ndodhi sot në Shkodër? Dy shtetas konfliktohen, policia në vendngjarje

Një person ka plagosur me thikë një 33-vjeçar në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në sheshin "Prek Cali", për motive të dobëta. Sipas policisë, i plagosuri...

50 gradë celcius? Pritet vala më ekstreme në histori!

La Repubblica shkruan se java e ardhshme do ta ndajë Italinë në dy pjesë. Veriu do të përballet me stuhi të forta dhe reshje...

Zbulohet mesazhi që prishi akordin e Nico Williams te Barcelona

Félix Tainta është agjenti i Nico Williams dhe vëllait të tij Iñaki, si dhe lojtarëve të tjerë të Athletic Bilbaos, dhe ishte ai që...

Vila romake u zbulua gjatë ndërtimit të shkollës, Gonxhja: Ndryshon projekti

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ka vizituar ditën e sotme strukturën arkeologjike në qytetin e Durrësit, ku së fundmi është zbuluar...

Lajme të tjera

Web TV