Rama nga Fieri: Synojmë të ndërtojmë gazsjellësin Adriatiko-Jonian

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i vendit, Edi Rama bashkë me ministren Balluku nga Fieri kanë deklaruar se kanë për synim të ndërtojnë gazsjellësin Adtiatiko-Jonian .

Në një takim ku është prezantuar Ndërmarrja e re e Mirëmbajtjes së Rrjetit të Gazit, Rama është shprehur se kjo ndërmarrje është ndërtuar sipas modeleve industriale të SNAM dhe me të gjitha standardet ndërkombëtare të funksionimit.

Sipas kryeministrit ky investim do të ndikojë drejtpërdrejtë në uljen e kostove të energjisë elektrike.

“Jemi në një fazë shumë të rëndësishme për sektorin e energjisë” ka thënë ai.

“Investimi i gazit në rajonin tonë lidhet me Shqipërinë. Shqipëria ka tanimë në dispozicion një aset shumë të vyer që është gazsjellësi Trans Adriatik. Synojmë të shtrijmë rrjedhën e gazit edhe në rajon. Synimi bashkë me disa vende të rajonit është të ndërtojmë gazsjellësin Adriatiko Jonian. Me planin e madh të BE është një mundësi reale” është shprehur Kryeministri.

Ministrja Balluku ka deklaruar se pjesë e këtij projekti dhe kësaj qendre do jenë 36 te rinj e të reja të cilët kanë fituar “Pakin për Universitetin”

“25% e aksioneve si përkasin SNAM” ka deklaruar ministrja.   /Ra.My.Fjala.al/

Të fundit

I padiskutueshëm/ Oleksandr Usyk nokauton Daniel Dubois në raundin e pestë

Oleksandr Usyk është rikonfirmuar si kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez...

Sherri në diskotekën në Palasë, lihen të lirë dy agresorët

Një sherr masiv ka ndodhur natën e shkuar në një diskotekë në Palasë, ku janë përfshirë dy persona. Lidhur me këtë ngjarje, Policia referoi materialet...

“Nuk dua të ta jap librin”. Shkrimtarja Mimoza Ahmeti lë pa fjalë Egla Cenon

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm për Egla Cenon, e cila...

U “kap mat” në koncert, CEO i Astronomer jep dorëheqjen

Andy Byron ka dhënë dorëheqjen si Drejtor Ekzekutiv i kompanisë së inteligjencës artificiale Astronomer, disa ditë pasi iu zbulua lidhja e tij jashtëmartesore me...

Renis Dobra, kur jeta e njeriut kushton 10 mijë euro

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 8 korrikut, ku 23-vjeçari Renis Dobra u rrëmbye dhe më pas u...

Lajme të tjera

Web TV