Bie kredia për investime, bizneset të pasigurta për ekonominë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Biznesi i vogël, i mesëm, por dhe ai i madh, tanimë kanë shfaqur frikë për investime.

Kjo vjen për arsyen se, sipas raportit të Bankës së Shqipërisë për Vrojtimin e Aktivitetit Kreditues, kredia për biznese ka rezultuar e ulët, me gjithë lehtësimin e kushteve për kreditim, për tremujorin e katërt të 2019- ës.

Trendi është shfaqur më i theksuar tek kredia për investime dhe kjo lloj kredie, sipas gjykimit të bankave, pritet të jetë e ulët edhe në tremujorin e parë të vitit 2020.

Sipas raportit, në tremujorin e fundit të vitit që lamë pas bizneset kanë pasur nevojë të kreditohen për mbulimin e nevojave për likuiditet.

Për tremujorin e parë të vitit 2020, bankat u shprehën se presin një shtim të kërkesës për kredi nga ana e bizneseve, por e kufizuar vetëm në kreditë dhënë me qëllim mbulimin e nevojave për likuiditet.

Sipas perceptimit të bankave, kërkesa më e ulët për kredi nga ana e bizneseve në tremujorin e katërt të vitit 2019, u ndikua nga ndjesia e bizneseve për situatën ekonomike dhe perspektivën e saj, si edhe nga besimi i biznesit.

Po ashtu, rritja e përdorimit të burimeve alternative në formën e kredive nga bankat e tjera, si edhe nevojat më të ulëta për financimin e investimeve u vlerësuan me ndikim negativ tek kërkesa për kredi në tremujorin e katërt.

Si faktorë me ndikim në shtimin e kërkesës për kredi u raportuan nevojat më të larta për: rifinancimin e borxheve ekzistuese dhe ristrukturimin e kompanive; si edhe financimin e inventarëve dhe kapitalit qarkullues. Po ashtu, niveli i përgjithshëm i normave të interesit u perceptua si një faktor i favorshëm për zgjerimin e kërkesës për kredi.

Për tremujorin e parë të vitit 2020, bankat presin të lehtësojnë disi standardet e kreditimit për bizneset, si në terma të madhësisë së biznesit, ashtu edhe sipas qëllimit të përdorimit të kredisë.

Lexo edhe :  Çfarë po ndodh me monedhat e huaja?/ Me sa blihen dhe shiten sot euro dhe dollari

Sipas bankave, lehtësimi i standardeve të kreditimit për bizneset u ndikua nga shtimi i konkurrencës në sistemin bankar, si edhe nga kostot dhe kufizimet më të ulëta që burojnë nga pozicioni i kapitalit apo i likuiditetit të bankave.

Nga ana tjetër, perceptimi i bankave për një rrezik të shtuar lidhur me pamundësinë për të paguar të kredimarrësit, me kolateralin, si edhe situatën ekonomike e perspektivën për të, ndikuan në kahun në shtrëngimin e standardeve të kreditimit. Gjithashtu, toleranca më e ulët e bankave ndaj rrezikut veproi në kahun shtrëngues të standardeve të kreditimit.

Sipas gjykimit të bankave, kushtet dhe termat e kreditimit u ndikuan negativisht prej perceptimit për rrezik disi të shtuar.

 

Të fundit

Aktores i grabisin bizhuteri me vlerë 2 milionë euro, ngjarja ndodhi në tren!

Ndoshta as hajdutët nuk e kuptuan se pothuajse kishin kryer grabitjen e jetës së tyre. Dukej si një gjë...

Divjakë, humb kontrollin e mjetit dhe përfundon në kanal, ndërron jetë 62-vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Divjakë, ku si pasojë ka humbur jetën një 62-vjeçar. Burimet për median bëjnë me dije...

“Pse tani e jo më parë?”, Rama u përgjigjet qytetarëve

Kryeministri Edi Rama do rikthejë rubrikën “Sy m’sy” nga dita e nersërme, për të bashkëbiseduar në rrjetet sociale direkt me qytetarët. Kreu i qeverisë njoftoi...

Shkodra liron trotuaret, shkodranët mirëpresin lirimin e hapësirave

Në Shkodër ka nisur aksioni për lirimin e hapësirave publike, i cili është mirëpritur nga qytetarët. Ata theksojnë se ndërhyrja është e vonuar, pasi trotuaret...

Alarm në Izrael, Benjamin Netanyahu helmohet nga ushqimi

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, është helmuar nga ushqimi. Kështu njoftoi sot Zyra e Shtypit të Kryeministrit të Izraelit. Netanyahu do të vazhdojë të kryejë...

Lajme të tjera

Web TV