Shkencëtarët zbulojnë metodën që ndalon procesin e plakjes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Procesi i plakjes së njeriut mund të ngadalësohet dhe këtë e ka treguar një studim i realizuar për herë të parë në lidhje me këtë proces, pohojnë shkencëtarët.

Studiuesit përdorën një formë të terapisë me oksigjen për të përmbysur dy treguesit kryesorë të plakjes: gjatësia e telomereve (kromozomeve) dhe akumulimi i qelizave të plakjes, raporton “The Sun”.

Shkencëtarët zhvilluan një provë klinike me 35 të rritur, mbi moshën 64 vjeç, për të parë nëse një metodë mund të parandalojë përkeqësimin e këtyre dy treguesve të procesit të plakjes.

Vullnetarët në “Universitetin e Tel Avivit” dhe “Qendrën Mjekësore Shamir” në Izrael, u vendosën në një dhomë dhe iu dha oksigjen i pastër për 90 minuta çdo ditë, për pesë ditë në javë, për tre muaj.

Pas provës, shkencëtarët gjetën se kromozomet tek pjesëmarrësit ishin rritur në gjatësi deri në 20 për qind, ndërsa qelizat e tyre të plakjes ishin zvogëluar deri në 37 për qind.

Shumë shkencëtarë besojnë se plakja në vetvete është përgjegjëse për gjendje të rënda, të tilla si: Alzheimer, Parkinson, artrit, kancer, sëmundje të zemrës dhe diabet.

Rezultatet pozitive mendohet se kanë të bëjnë me nivelin e shtuar të oksigjenit, i cili rigjeneron qelizat.

l.m/Fjala.al

Të fundit

Tiranë – Gjenevë me Air Albania/ Inaugurohet linja e re në aeroportin ndërkombëtar

Tirana dhe Gjeneva lidhen tashmë direkt me kompaninë Air Albania. Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës zgjeron kështu mundësitë e lidhjes...

Grevë e palës greke në Kakavijë, njoftim i rëndësishëm për udhëtarët

Policia kufitare në Kakavijë bën me dije se për shkak të një greve të palës greke, ditën e nesërme 28 shkurt nga ora 07:00...

Një plumb në gjoks në oborrin e shtëpisë, ‘zbërthehet’ vrasja e 20-vjeçarit në Shkodër

Të tjera detaje kanë dalë nga vrasja me armë zjarri e ndodhur në fshatin Guci e Re në Shkodër, ku mbeti i vdekur shtetasi...

Keni bërë plane për nesër? Ja si pritet të jetë moti, çfarë do të ndodhë me temperaturat

Edhe për ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime të herëpashershme dhe alternime...

Shpërdorim detyre/ GJKKO merr vendimin për ish-kryebashkiakun e Pogradecit Eduart Kapri

Ish-kryebashkiaku demokrat i Pogradecit, Eduart Kapri u cilësua fajtor për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” kryer në bashkëpunim dhe dënoi me 1 vit e...

Lajme të tjera

Web TV