Altin Avdyli kërkesë GJKKO për përjashtimin e gjyqtares Daniela Shirka

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Altin Avdyli, pjesë e dosjes 339 për laboratorin e heroinës në Has i është drejtuar me kërkesë Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për të përjashtuar nga gjykimi i çështjes gjyqtaren Daniela Shirka.

Duke qenë se për të njëjtin procedim është shprehur më vendim, kjo gjyqtare Daniela Shirka, nuk mund të gjykoje çështjen me penale nr. 38, me te pandehur, Gjevi Ndoka, Altin Avdyli, etj

Kërkojmë, përjashtimin e Gjyqtares, znj. Daniela Shirka nga gjykimi i cështjes me nr. 38, me te pandehur, Gjevi Ndoka, Altin Avdyli, etj, akuzuar, për kryerjen e veprave penale të „Prodhimi dhe shitja e narkotikëve“ kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar përkatësisht nga Neni 283/1 dhe 334 i Kodit Penal ”, thuhet në kërkes mes të tjerash.

Altin Avdyli, është arrestuar si pjesë e grupit të Avdylajve në tetor të vitit 2018. Ai akuzohet për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve“ kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”.

Grupi i Avdylajve u godit asokohe nga Policia në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Operacioni u shtri në 12 qytete dhe janë goditur anëtarët e 4 grupeve të skeduara kriminale. Në pretencën për “Dosjen 339”, Prokuroria kërkoi 6.8 vite burg për Altin Avdylajn./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Kapet me 11 kg kokainë dhe pistoletë, arrestohet 34-vjeçari shqiptar në Itali

Policia e Bolonjës ka arrestuar një shtetas shqiptar 34 vjeç, i cili u kap me mbi 11 kilogramë kokainë...

Gjermani, 5 vjet burg për biznesmenin serb

Një sipërmarrës ndërtimi nga Berlini me origjinë nga Serbia u dënua me pesë vjet heqje lirie për evazion fiskal me vlerë miliona dollarë. Në...

Drejtori sportiv i Interit i bën “dalje” Asllanit: “Kush duhet të largohet tashmë e di”

Në media flitej prej kohësh, që Inter kishte nxjerr në shitje Asllanin, por tashmë vjen dhe konfirmimi zyrtar nga vetë drejtori zikaltër, Piero Ausilio....

“8 vite e martuar, nuk lindim dot fëmijë. Burri refuzon të bëjë analizat”

Një grua nga Elbasani ka dërguar një mesazh në redaksinë tonë, duke u përpjekur të marrë një mendim për shqetësimin e saj familjar. Nuk...

Fatmir Limaj, kryeparlamentar? Sot takimi i zgjidhjes mes tij dhe Kurtit

Këtë të shtunë pritet që kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, të zhvillojë takim me liderin e NISMËS, Fatmir Limajn, si përpjekje për të...

Lajme të tjera

Web TV