Euro bie në nivelin më të ulët që prej muajit mars

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Leku fitoi përsëri pikë në kursin e këmbimit me euron ditën e martë. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye sot me 123.24 lekë, në rënie të mëtejshme me 0.22 pikë krahasuar me ditën e hënë. Ky është niveli më i ulët i kursit të euros pas shpërthimit të krizës së Covid-19. Monedha europiane nuk kishte shënuar një kurs më të ulët ndaj lekut që nga data 19 mars e këtij viti.

Mbiçmimi i lekut ndaj euros ka qenë një tendencë e zakonshme sezonale në gjysmën e dytë të dhjetorit, e lidhur sidomos me rritjen e ofertës së monedhës europiane në treg. Kjo ofertë e shtuar lidhet kryesisht me turizmin dhe kthimin e emigrantëve për festat e fundvitit. Megjithëse këtë vit turizmi dhe udhëtimet në përgjithësi janë reduktuar ndjeshëm, sërish duket se sezoni i fundvitit po e jep efektin e vet në kursin e këmbimit. Madje, në këtë periudhë euro ka rënë edhe më shumë nga sa ndodhi në sezonin veror, kur ishte edhe piku i sezonit turistik.

Kjo rënie është në vazhdimësi të pozitës së fortë të lekut ndaj euros në muajt e fundit. Euro po qëndron rregullisht poshtë nivelit të 124 lekëve që nga mesi i muajit tetor. Agjentët e këmbimit e shpjegojnë këtë tendencë me kërkesën e pakët për euro në tregun e brendshëm valutor dhe ofertën e lartë për të. Një faktor me ndikim të konsiderueshëm në kursin e euros këtë vit ka qenë edhe qeveria shqiptare. Në pjesën më të madhe, deficiti buxhetor në tremujorët e tretë dhe të katërt të vitit është financuar me paratë e eurobondit të emetuar në muajin qershor.

Duke qenë se shpenzimet e qeverisë janë në lekë, këto para janë konvertuar në monedhën vendase. Që nga muaji qershor e në vazhdim, qeveria shqiptare vlerësohet se ka shitur rreth 320 milionë euro nga fondet e saj në valutë për të mbuluar deficitin buxhetor. Leku u forcua më tej edhe në kursin e këmbimit me dollarin amerikan, që të martën ra poshtë kufirit në 101 lekëve. Dollari amerikan u këmbye me 100.87 lekë, niveli më i ulët që prej majit të vitit 2014.

Lexo edhe :  Sa tatim paguajnë shqiptarët mbi pagat dhe shtëpitë?

Ndryshe nga kursi i euros, ai i dollarit është më pak i ndikuar nga konjuktura e brendshme e tregut dhe reflekton kryesisht ecurinë e monedhës së gjelbër në tregjet financiare ndërkombëtare. Zhvlerësimi ndaj lekut reflekton një tendencë të ngjashme në kursin e dollarit me euron dhe me monedhat e tjera kryesore. Sot dollari këmbehej me 0.82 euro, duke qëndruar në nivelet më të ulëta të dy viteve të fundit.

Të fundit

Temperatura deri në 38 gradë Celcius, parashikimi i motit

Ditën e diel moti parashikohet i qëndrueshëm dhe i kthjellët në të gjithë territorin. Vranësirat do të jenë të pakta kalimtare...

CEO i Astronomer jep dorëheqjen pas zbulimit të lidhjes jashtëmartesore

Një ngjarje e pazakontë ka tronditur jo vetëm rrjetet sociale, por edhe botën e biznesit në SHBA. Andy Byron, CEO i kompanisë teknologjike Astronomer,...

Laert Vasili tregon aksidentin e rëndë: M’u zhvendos një rruazë e..

Aktori i njohur dhe ish-banori i Big Brother Albania VIP 4, Laert Vasili, ka rrëfyer për “Hipokrati” një moment të vështirë në jetën e...

Konventa e Montreux: Turqia rimerr kontrollin mbi ngushticat strategjike

20 Korrik 1936 Në këtë ditë të vitit 1936, në qytetin e Montreux-it të Zvicrës, u nënshkrua Konventa e Montreux për Regjimin e Ngushticave, një...

Zbulohen fjalët e fundit të pilotit të Air India,tragjedisë që i mori jetën 260 personave

Disa javë pas rrëzimit tragjik të avionit të Air India në Ahmedabad, ku humbën jetën 260 persona, po dalin në dritë detaje të reja...

Lajme të tjera

Web TV