Motra e Ana Frank: Fotot e çlirimin të kampeve naziste janë të rreme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Motra e Ana Frank dhe mbijetuara e Holokaustit ka pohuar se fotot që tregojnë çlirimin rus të Aushvicit nuk janë reale.

E ftuar në emisionin ‘Mirmëngjes Britani’, Eva Schloss 90 vjeçe foli për 75-vjetorin e çlirimit në Poloninë e pushtuar nga nazistët.

Eva ishte 15 vjeçe kur u dërgua në kampin famëkeq në Poloni. Nëna e saj u martua me Otto Frank dhe sollën në jetë Anna Frank e cila u vra në kampin e përqendrimit Bergen-Balsen në vitin 1945.

Sot shënohet përvjetori i çlirimit të kampit nga Ushtria e Kuqe Sovjetike, më 27 janar 1945.

Eva Schloss tregon se fotot që tregojnë momentin e çlirimit janë të rreme. Sipas saj ushtarët rusë nuk kishin sjellë kamera dhe se në atë periudhë kishte dëborë të dendur në Aushvic gjë që nuk tregohet në fotot e shkrepura.Megjithëse thotë se ekziston mundësia që ato foto mos të jenë shkrepur ne kampin e Aushvic, pasi në atë kohë ata çliruan të gjitha kampet në Poloni.

“Nuk ishte vetëm Aushvic, ata çliruan të gjitha kampet në Poloni dhe kjo nuk dihet me të vërtetë. Një tjetër gjë që kam dashur të theksoj, ka shumë foto në lidhje me rusët që çlirojnë Aushvicin dhe nuk ka asnjëherë borë. Dëbora ishte sinqerisht shumë e lartë, unë isha një herë në ambasadën ruse dhe iu thashë

-Diçka më tërheq vëmendjen, ato foto janë të rreme.
-Po por, nuk janë falsifikim, më thanë ata”, u shpreh Eva Schloss./Burimi:Daily Mail Përshtati Fjala.al

Të fundit

Çfarë është Hawala? Si funksionon sistemi informal i transferimit të parave

Hawala është një metodë informale e transferimit të parave. Ky sistem konsiderohet si një “transferim parash pa lëvizje parash”...

Connie Francis ishte një yll pionier i pop-it, e ndjekur nga tragjedi

Connie Francis, ylli i pastër i pop-it të viteve 1950 dhe 1960, i njohur për këngët Pretty Little Baby dhe Who’s Sorry Now? –...

Mbi 17 mijë vizita në qendrat shëndetësore verore, 27% e pacientëve kanë qenë të huaj

Që nga data 1 qershor  36 qendrat shëndetësore verore në të gjithë vendin që operojnë 24 orë në 7 ditët e javës kanë  trajtuar...

Emigracioni dhe rënia e lindshmërisë, faktorët kryesorë/ Si po plaket forca e punës

Emigracioni dhe rënia e lindshmërisë ndër vite janë faktorë kyç që po ndikojnë te mplakja e fuqisë punëtore në vend dhe thellimi i hendekut...

Verë e paprecedentë në Itali/ Në Siçili priten temperatura deri në 49°C,

Tashmë është zyrtare, java e ardhshme do të ndajë Italinë në dy realitete të kundërta klimatike. Ndërsa veriu i vendit do të përballet me...

Lajme të tjera

Web TV