Pas mosmarrëveshjeve me Bashën, befason Fatmir Mediu: Rama e ka hallall mandatin e tretë, por…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fatmir Mediu u shpreh në Spotlight se nëse Rama kërkon vetëm një mandat të tretë e ka hallall, por sipas tij ai dëshiron përjetë.

Alban Dudushi: Në të gjitha zgjedhjet e mëpasme, opozita një nga shqetësimet dhe frikërat kryesore kishte manipulimin. Do manipulohen zgjedhjet nga pushteti. Dhe të njëjtën gjë thoni dhe tani dhe keni të drejtën tuaj për ta thënë. Mund ta akuzoni Ramën për çdo lloj historie për t’i mbajtur dhe një herë dhe natyrisht Edi Rama e do edhe një herë të tretë.

Fatmir Mediu: Ta donte për herë të tretë e ka hallall, por e do përjetë.

Alban Dudushi: Atë nuk e dimë, por për herë të tretë është e sigurt që e do.

Fatmir Mediu: Ashtu si e analizoj unë…

Albani Dudushi: Për herë të tretë është e sigurt që e do.

Mediu rrëfeu dy prej emrave të cilët në historinë politike, meritojnë vlerësimin e tij. Kreu i PR-së zgjodhi të veçonte Sabri Godon, themeluesin e Partisë Republikane Shqiptare, si mësuesin e tij në politikë, e më tej ish-kryeministrin Berisha për lidershipin.

Fatmir Mediu: Në historinë time politike ata që vlerësoj pamasë, i pari është Sabri Godo, i cili ka qenë mësuesi im në politikë dhe shpresoj ta kem justifikuar sadopak, dhe në qoftë se ka ndonjë gjë që s’ka shkuar edhe pse nuk jeton sot unë i kërkoj ndjesë.

Padyshim lidershipin e z.Berisha si kryeministër që ofroi një partneritet të jashtëzakonshëm që Partia Republikane të ishte bashkëpunëtore, kontributore, sidomos në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, një moment historik i Shqipërisë

Alban Dudushi: Ju mungojnë këta dy njerëz në këtë moment?

Fatmir Mediu: Sabri Godo më mungon shumë dhe herë pas here përpiqem të kujtoj ndonjë fjalë të mençur të Sabri Godos, për shembull ai thoshte ‘nuk lidhet pylli me një litar’, ‘berberi i ri e mëson dorën në kokën e fukarait’. Kishte disa shprehje të cilat unë përpiqem t’i vendos ndonjëherë vend e pa vend.

Të fundit

Aeroportet e Moskës mbyllen pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Një sulm i vazhdueshëm me dronë ukrainas ndaj Rusisë shkaktoi mbylljen e përkohshme të aeroporteve kryesore të Moskës dhe...

Akuza tjetër e Endri Shabanit: Lapaj bëri listat në 12 të natës

Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje, tregoi në A2 CNN, se çfarë ndodhi me Dash Sulën. “Ligji i jep të drejtën kreut të koalicionit që...

Kaçinari më në fund del nga izolimi! Nis hapja e rrugëve

Pas shumë vitesh, Njesia Administrative e Kaçinarit në Mirditë ka dalë nga izolimi që ishte krijuar nga mungesa e infrastrukturës rrugore. Në zbatim të kontratës...

Shëngjin, 23-vjeçari bie nga ballkoni i hotelit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Shëngjin ku një 23-vjeçar ka rënë nga ballkoni i hotelit ku po qëndronte me pushime. 23-vjeçari...

Pano Soko: “Turp për ne, kam frikë t’i shoh votuesit tanë në sy”

Pano Soko i cili në zgjedhjet e 11 Majit garoi nën siglën e Nismës Shqipëria Bëhet ka komentuar përplasjen mes Adriatik Lapajt dhe Endrit...

Lajme të tjera

Web TV