Paralajmëron Silva Bino: Ja kur vendosen masat e reja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shefja e Institutit të Shëndetit Publik, Silva Bino ka deklaruar se situata e Covid-19 është shqetësuese.

Ajo u bëri apel qytetarëve për të respektuar me përpikmëri masat e vendosura për parandalimin e kësaj pandemie. Këtë deklaratë Bino e bëri gjatë vizitës së saj në qytetin e Kukësit, aty ku sot nisi vaksinimi i mjekëve dhe infermierëve.

Shefja e ISHP-së theksoi se ulja e orës policore zvogëloi numrin e shifrave të personave të prekur nga koronavirusi.

Në përfundim, Bino tha se të hënën e ardhshme pritet që të rishikohet si po ecën situata dhe në varësi të kësaj do të merren masat përkatëse për të ruajtura sigurinë dhe shëndetin e qytetarëve.

“Natyrisht situata është serioze, numri i lartë i rasteve, i të shtruarve në spitale të cilët mund të përfundojnë në intubim apo edhe numri i vdekjeve janë një kambanë alarmi dhe duhet të zbatohen masat. Nëse ne fund të javës, të hënën tjetër ne do të shohim sesi po ecën situata gradualisht dhe do të merren masat përkatëse sipas llojit të evoluimit të pandemisë në vendin tonë”,- u shpreh Bino.

Të fundit

CEO i Astronomer jep dorëheqjen pas zbulimit të lidhjes jashtëmartesore

Një ngjarje e pazakontë ka tronditur jo vetëm rrjetet sociale, por edhe botën e biznesit në SHBA. Andy Byron,...

Laert Vasili tregon aksidentin e rëndë: M’u zhvendos një rruazë e..

Aktori i njohur dhe ish-banori i Big Brother Albania VIP 4, Laert Vasili, ka rrëfyer për “Hipokrati” një moment të vështirë në jetën e...

Konventa e Montreux: Turqia rimerr kontrollin mbi ngushticat strategjike

20 Korrik 1936 Në këtë ditë të vitit 1936, në qytetin e Montreux-it të Zvicrës, u nënshkrua Konventa e Montreux për Regjimin e Ngushticave, një...

Zbulohen fjalët e fundit të pilotit të Air India,tragjedisë që i mori jetën 260 personave

Disa javë pas rrëzimit tragjik të avionit të Air India në Ahmedabad, ku humbën jetën 260 persona, po dalin në dritë detaje të reja...

Horoskopi ditor, 25 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Sot do të keni mundësinë t’i jepni vëmendje imagjinatës suaj. Një shëtitje me miqtë ose partnerin do të jetë preteksti i përsosur për...

Lajme të tjera

Web TV