“Disa ushtarë janë vrarë”/ NATO ultimatum Rusisë: Ndaloni provokimet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, kërkoi nga Moska që të mos vazhdojë me grumbullimin e trupave të saj në kufi me Ukrainën, ndërsa për këtë të fundit shprehu mbështetjen “e palëkundur” të aleancës.

Në një konferencë për media me ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Dmytro Kuleba, Stoltenberg tha se NATO “i qëndron krah Ukrainës”. Sipas tij, veprimet ruse janë “të pajustifikueshme, të pashpjegueshme dhe thellësisht shqetësuese”.

Komentet vijnë pas shkeljeve në rritje të armëpushimit në lindje të Ukrainës, ku forcat qeveritare ukrainase luftojnë separatisët pro-rusë, qysh në vitin 2014. Më 2014, Rusia ka aneksuar në mënyrë të paligjshme edhe Gadishullin ukrainas të Krimesë.

“Rusia ka vendosur mijëra trupa luftarake në kufijtë e Ukrainës. Është grumbullimi më i madh i tyre që nga aneksimi i paligjshëm i Krimesë, në vitin 2014. Gjatë ditëve të fundit, disa ushtarë ukrainas janë vrarë në lindje të Ukrainës”, tha Stoltenberg.

Kuleba tingëlloi sfidues ndaj Moskës, duke thënë se Ukraina dhe partnerët e saj perëndimorë janë më të përgatitur sesa 7 vjet më parë. “Nëse Moska ndërmerr ndonjë veprim të pamatur ose fillon dhunë të re, një gjë e tillë do të jetë e kushtueshme në çdo kuptim”, tha Kuleba.

Të mërkurën në Bruksel do të mbërrijë edhe sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i cili bashkë me Stoltenbergun do të vlerësojnë grumbullimin e trupave ruse në kufi me Ukrainën.

“Rusia duhet t’i japë fund këtij grumbullimi ushtarak në dhe përreth Ukrainës dhe t’i ndalojë provokimet e saj”, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s.

Të fundit

Eurostat: Të rinjtë shqiptarë janë të fundit në Europë për njohuritë digjitale

Shqipëria renditet ndër vendet me nivelin më të ulët të përgatitjes digjitale në Europë. Një raport i Eurostat-it ka...

Barcelona kërkon dështimin e Liverpool, anglezët duan 70 mln euro

Barcelona po interesohet për Darwin Nunez, sulmuesin uruguaian për të cilin pati kritika të shumta sezonin e kaluar, për shkak të formës jo të...

“Kujdesu për babain tim”, fjalët e fundit të pilotit para tragjedisë së Air India

Disa javë pas rrëzimit tragjik të avionit të Air India në Ahmedabad, ku humbën jetën 260 persona, po dalin në dritë detaje të reja...

LZHK thirrje Ramës: Dëmshpërble banorët e Thethit

Lëvizja për Zhvillim Kombëtar i bën thirrje kryeministrit Edi Rama të ndalojë aksionet për pastrimin e territorit nga objektet pa leje në Theth dhe...

Arsyeja pse partitë e reja dështojnë është se populli kërkon sofrën

Shqipëria është një vend me polarizim të madh. Madje, sot polarizimi politik i'a kalon edhe periudhës Komuniste! Në kohën e Regjimit kishte "Bijtë e...

Lajme të tjera

Web TV