Një grua italiane është zgjuar nga koma pas 10 muajsh, sipas raporteve të mediave lokale.
Një grua në Itali është zgjuar nga koma pas 10 muajsh.
Mediat e huaja bëjnë me dije se gruaja 37-vjeçare e identifikuar si Cristina Rosi ishte shtatë muajshe shtatzënë kur pësoi një sulm në zemër në korrik të vitit të kaluar.
Vajza e saj, Caterina u lind përmes operacionit cezarian, ndërsa Rosi mbeti në koma pas dëmtimeve në tru.
Ajo tashmë është zgjuar dhe ka thënë fjalën e saj të parë, “Mamma”, ka treguar burri i saj.
“Ne nuk e prisnim, ishte një gëzim vërtetë i madh pas kaq shumë vuajtjesh”, tregon bashkëshorti i saj Gabriele Succi për gazetën La Nazione.
Rosi u transferua në një klinikë në Austri në prill, për të marrë kujdes specifik dhe burri dhe nëna e saj kishin qënë pranë kur ajo ishte zgjuar. /MCN.tv.