Gazsjellësi Nord Stream 2, SHBA arrin marrëveshje me Gjermaninë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është arritur marrëveshja mes Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Nord Stream 2, gazsjellësin gati të përfunduar që do të dyfishojë sasinë e gazit natyror që Rusia eksporton në Europë.

Qeveria amerikane shqetësohet për faktin se ai do të përdoret si armë politike nga presidenti rus Putin. Por nëse Obama dhe Tramp e kanë kundërshtuar ashpër projektin, Biden tashmë ka rënë dakord – 98% e tubave janë instaluar në detin Baltik – dhe u mjaftua me premtimet e kancelares gjermane Merkel, gjatë vizitës  në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Gjermania ka marrë përsipër që të ndalojë çdo lloj përpjekjeje të Rusisë për  të përdorur gazsjellësin si një armë apo një akt armiqësor ndaj Ukrainës. Gjermania është impenjuar dhe në nivel europiam për të kufizuar eksportin rus në sektorin energjetik.

Pas kancelares Merkel, Biden do të presë në 30 gusht presidentin ukrainas, i cili nuk është aspak dakord me këtë projekt.

Moska vazhdon të paguajë Kievin për të drejtat e transitit – 3 miliard dollarë në vit – në bazë të një marrëveshjeje mes Rusisë dhe Ukrainës e cila skadon në vitin 2024 dhe që mund të zgjatet sërish.

Të paktën sipas asaj që Putin i ka thënë Merkel gjatë një bisede telefonike. Ndër të tjera Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania kanë marrë përsipër të rrisin investimet në sektorin energjetik ukrainas. Në mënyrë të veçantë 50 milion dollarë janë gati për modernizimin e infrastrukturave dhe zhvillimin e sektorit energjetik.

Nord Stream 2 do të kushtojë në total 11 miliard dollarë, është i gjatë 1200 kilometra dhe do të transportojë 27.5 miliard metra kub gaz natyror në vit. Sasi që i shtohet asaj prej 27.5 miliard metrash kub të Nord Stream origjinal. Ai mund të jetë aktiv që në muajin gusht.

Lexo edhe :  2 trilionë euro, Von der Leyen prezanton buxhetin e BE-së 2028-2034

Aksionari kryesor i projektit është kolosi energjetik Gazprom. Në krye të shoqërisë është një ish agjent sekret dhe mik i Vladimir Putin, Matias Uarning.

Të fundit

Arsyeja pse partitë e reja dështojnë është se populli kërkon sofrën

Shqipëria është një vend me polarizim të madh. Madje, sot polarizimi politik i'a kalon edhe periudhës Komuniste! Në kohën...

Shëngjin, i riu bie nga skela, dyshohet se ra në kontakt me rrymën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në Shëngjin. Sipas informacioneve paraprake mësohet se një 32-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht...

Tushemisht, biznesmeni dhe kryeplaku konfliktohen fizikisht

Një konflikt i vjetër për pronësinë e një rruge ka degjeneruar në dhunë fizike pranë parkut të Drilonit në Pogradec. Në përplasjen e fundit janë...

Largimi nga Manchester City, De Bruyne tregon arsyen pse zgjodhi Napolin

Kevin De Bruyne ka zbuluar në detaje arsyet që e çuan të bashkohej me Napolin si lojtar i lirë, pas një periudhe të gjatë...

Shëngjin/ Nëna kishte humbur të birin, gjendet pas një orë kërkimesh

Një fëmijë 8-vjeçar nga Kosova, që ishte larguar nga prindërit në plazhin e Shëngjinit, u gjet pas rreth një ore kërkimesh nga policia dhe...

Lajme të tjera

Web TV