Rama batuta me Vuçiç për njohjen e Kosovës, Presidenti serb: Nuk e di si do përgjigjet Edi, por mbështes çdo fjalë që do thotë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në samitin ” Ballkani i Hapur” nuk munguan batutat mes liderëve. E ndërsa po flisnin për lehtësitë që ofron nisma rajonale dhe kritikat për BE-në, presidenti serb, përpara se drejtuesi i forumit t’i jepte fjalën Edi Ramës, deklaroi se ishte dakord me cfarë do që të thotë në vijim kryeministri i Shqipërisë dhe do të firmoste çdo gjë.

“Të dashur miq, unë nuk e di si do të përgjigjet Edi, por cfarë do që të thotë 100%, cdo fjalë që ai do të thotë unë e mbështes 100%” tha Aleksandër Vuçiç.

Replika e Ramës nuk vonoi duke dhënë përgjgjen që pritej nga shumica në atë moment “Tani ai (Vuçiç) do që unë të them njohjen e Kosovës dhe ai nuk do ta mbështesë. Por pyetja m’u bë mua, sepse ma merr mendja, që Marko, si një njeri mjaft i aftë për të bërë marrëveshje mes kombeve dhe komuniteteve të biznesit, i duket argëtuese të më bëjë mua të flas për BE-në. Ne do të firmosim sot marrëveshjen për lejet e punës, Serbia dhe Maqedonia kanë një problem, duhet të ndryshojnë ligjet e tyre” tha Rama

Ndërkohë që më parë presidenti serb, ka theksuar se në 2015 ai dhe Rama konsideroheshin armiq.

“ Në 2015 në takimin me Edin, ishin në pozitat e dy armiqve, ku njëri i shkoi tjetrit dhe gjetëm fjalë të mjaftueshme që ta fyejmë njëri-tjetri, për të fituar pikë në politikst e brendshme. Dhe kjo s’ka rëndësi tani ne arritëm të bëjmë diçka për të menduar për ardhmërinë e përbashkët, për rezultatet”, tha Vuçiç.

Në fjalën e tij presidenti serb ka vlerësuar edhe njëherë nismën e “Ballkanit të Hapur” dhe ka theksuar se në thelb qëndron besimi.

Lexo edhe :  Kush janë vendet më të mira për të punuar në Europë? Ja cilat shtete kryesojnë renditjen

” Besimi, qëndrueshmëria është shumë e rëndësishme. Të marrim parasysh se procesi i vaksinimit na tregoi se ne mund të ndihmojmë njëri-tjetrin në kohë nevojë. Të gjithë vendet tonë, të gjithë njerëzit në rajon ne e kemi nënçmuar vetveten. Unë besoj se njerëzit e dinë se është e rëndësishëm të flasin për kufijtë e hapur. Kushdo që do vij pas nesh do të vazhdojë me këtë nismë se është një iniciativë për njerëzit”, tha presidenti serb.

Të fundit

Sherri në diskotekën në Palasë, lihen të lirë dy agresorët

Një sherr masiv ka ndodhur natën e shkuar në një diskotekë në Palasë, ku janë përfshirë dy persona. Lidhur me...

“Nuk dua të ta jap librin”. Shkrimtarja Mimoza Ahmeti lë pa fjalë Egla Cenon

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm për Egla Cenon, e cila...

U “kap mat” në koncert, CEO i Astronomer jep dorëheqjen

Andy Byron ka dhënë dorëheqjen si Drejtor Ekzekutiv i kompanisë së inteligjencës artificiale Astronomer, disa ditë pasi iu zbulua lidhja e tij jashtëmartesore me...

Renis Dobra, kur jeta e njeriut kushton 10 mijë euro

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 8 korrikut, ku 23-vjeçari Renis Dobra u rrëmbye dhe më pas u...

“Erion Veliaj financon Arlind Qorin”. Gazetari përplaset me aktivistin e Lëvizjes Bashkë

Një përplasje e fortë verbale ka ndodhur mbrëmjen e të shtunës në Euronews Albania, mes gazetarit Flavio Qarri dhe përfaqësuesit të Lëvizjes Bashkë, Klodian...

Lajme të tjera

Web TV