Kundërthënie për fatin e mjekut që paralajmëroi koronavirusin e ri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mediat kineze kanë ndryshuar një raport në të cilin thuhej se ka vdekur mjeku që ka paralajmëruar për rrezikun e koronavirusit të ri. E përditshmja shtetërore, Global Times ka thënë se Li Wenliang ka vdekur në Vuhan, mirëpo më vonë ka raportuar se ai është në gjendje të rëndë shëndetësore.

E përditshmja tjetër, The People’s Daily ka thënë më herët përmes një postimi në rrjetin social, Twitter, se vdekja e mjekut Li ka shkaktuar “vuajtje kombëtare”. Li ka paralajmëruar mjekët e tjerë për virusin më 30 dhjetor, mirëpo i është kërkuar nga policia që të mos bëjë “komente të rreme”. Deri më tani nga shpërndarja e koronavirusit të ri kanë vdekur më shumë se 560 persona dhe janë infektuar më shumë se 28,000 të tjerë në Kinë.

Koronavirusi i ri shkakton probleme të rënda me frymëmarrje dhe përcillet me kollë e temperaturë. Ndërkohë, Kina ka marrë masa tjera teksa tenton të parandalojë shpërndarjen e virusit. Pekini ka ndaluar organizimin e drekave dhe darkave në grupe, derisa Hangzhou dhe Nançang janë duke përcaktuar se sa anëtarë të familjes mund të largohen nga shtëpia brenda ditës.

Provinca Hubei, që është prekur më së keqi nga virusi, ka bllokuar funksionimin e ashensorëve, për të dekurajtuar daljen e banorëve nga banesat

Të fundit

Avioni “Eurofighter” goditet nga zogjtë, momenti i rrallë kapet nga kamerat

Çdo vit, dhjetëra mijëra zogj përplasen me avionë anembanë botës, por jo shumë prej këtyre rasteve kapen nga kamera. Megjithatë,...

Postieri i shpëton goditjes nga rrufeja “për një fije floku”, publikohen pamjet

Një postier në SHBA ishte me fat pasi rrufeja goditi vetëm disa milimetra larg tij gjatë një prej shpërndarjeve rutinë. Incidenti tronditës u kap nga...

Rilindja Urbane 2 në Pogradec: kthim në normalitet apo pranim i anormalitetit?

Nga Shpëtim Luku Rilindja Urbane 2 në Pogradec u konkretizua së fundmi me një aksion të IKMT-së për çlirimin e trotuarit përgjatë shëtitores "Dëshmorët e...

Princ Leka drejt martesës së dytë, çifti planifikojnë ceremoni private!

Vera ka nisur edhe për Princ Lekën dhe familjen e tij. Në rrjetet e tij sociale, ka qenë vetë trashëgimtari i fronit që na...

Sa tatim paguajnë shqiptarët mbi pagat dhe shtëpitë?

Tatimi që arka e shtetit ka mbledhur nga të ardhurat e krijuara nga qytetarët shqiptarë përmes pagave dhe nga shitja e shtëpive, është zëri...

Lajme të tjera

Web TV