Identifikohen 5 viktimat e aksidentit tragjik në Qafë Muzinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia ka arritur të identifikojë të 5-të viktimat e aksidentit tragjik që ndodhi mesditën e sotme në vendin e quajtur Qafë Muzinë, në aksin Sarandë-Gjirokastër.

Shoferi i furgonit Bardhi Prodo, çifti i bashkëshortëve, Fiqiri e Dritë Korçari, si dhe 2 shtetase ukrainase janë viktimat e aksidentit, ndërkohë që të plagosura kanë mbetur G. D., 25 vjeçe, banuese në Tiranë(pasagjere në mjetin tip furgon), R. Ç.(drejtuese Land Rover), A. K., 23 vjeçe dhe G. P., 22 vjeçe, banuese në Itali(pasagjere në Land Rover).

Njoftimi i Policisë:

Informacion shtesë mbi aksidentin e ndodhur në rugën nacionale Gjirokastër-Sarandë, ku në vendin e quajtur Muzinë, mjeti tip “Land Rover” me drejtuese shtetasen R. Ç., 22 vjeçe, banuese në Tiranë, është përplasur me mjetin tip furgon me drejtues shtetasin B. P., 51 vjeç  banues në Sarandë.

Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën drejtuesi i furgonit shtetasi B. P., pasagjerët F. K., 77 vjeç, banues në Tiranë, D. K., 72 vjeçe, banuese në Tiranë,

  1. F., 48 vjeçe, banuese në Ukrahinë dhe O. F., 53 vjeç, banues në Ukrahinë.

Gjithashtu kanë mbetur të dëmtuara shtetaset G. D., 25 vjeçe, banuese në Tiranë(pasagjere në mjetin tip furgon), R. Ç.(drejtuese Land Rover), A. K., 23 vjeçe dhe G. P., 22 vjeçe, banuese në Itali(pasagjere në Land Rover).

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

 

Të fundit

A do qëndrojë në detyrë Erion Veliaj? Zv.ministri i Brendshëm: Largohet nëse dorëhiqet

'Kryebashkiaku i Tiranës do jetë në krye të bashkisë së Tiranës, sa kohë nuk ka një vendim të formës...

Mos harroni çadrat, sot reshje shiu dhe rrebeshe në gjithë vendin

Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura shoqëruar me...

Futbolli Shqiptar, infrastruktura relativisht e mirë cilësia e dobët

Viti 2025 ka nisur mjaft mirë për infrastrukturën e futbollit shqiptar, me investime të rëndësishme nga Federata e Futbollit. Në dy muajt e parë...

SPAK në lupën politike/ Berisha: Nuk jam për shkrirje, por për reformim

Edhe dje, kreu i Partisë Demokratike u ndal sërish tek SPAK, por jo me të njëjjtën qasje ndaj këtij institucioni. Berisha nuk është më...

Rama kundër SPAK: Mos të kthehet si drejtësia e Putinit

Kreu i qeverisë Edi Rama thirri dje një mbledhje të grupit Parlamentar të PD-së ku kishte ftuar për “kritikë drejtësisë”, Rektorin e Universitetit Bujqësor,...

Lajme të tjera

Web TV