Schopenhauer, filozof gjerman i njohur për pesimizmin ateist

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Arthur Schopenhauer (22 shkurt, 1788 – 21 shtator, 1860) ishte një filozof gjerman i njohur për pesimizmin e tij atheist dhe qartësinë filozofike. Në moshën 25 vjeçare, ai botoi disertacionin e doktoraturës, On the Fourfold Root of the Principle of Sufficient Reason, e cila ekzaminoi pyetjen themelore: A mundet arsyeja, e vetme, të japë përgjigjje mbi botën. Punimi më me ndikim nga Schopenhauer, The World as Will and Representation (Bota si Vullnet dhe Përfaqësim), theksoi rolin e motivimit themelor të njeriut, që Schopenhaueri e quan vullnet. Analiza e Schopenhauerit mbi vullnetin e çoi atë në përfundimin se dëshirat emocionale, fizike, dhe seksuale nuk mund të përmbushem kurrë. Si pasojë, Schopenhauer favorizoi një jetesë duke mohuar dëshirat njerzore, ngjashëm me mësimet e Budizmit dhe Vedantas.

Duke vijuar nga idealizmi i Immanuel Kant, Shopenhauer refuzoi filozofitë bashkëkohore post-Kantiane të idealizmit gjerman.

Shopenhauer ishte ndër mendimtarët e parë të filozofisë perëndimore që ndau dhe afirmoi parimet e rëndësishme të filozofisë lindore (p.sh asketizmi, bota si aparencë), pasi kishte arritur në konkluzione të ngjashme si rezultat i punës së tij filozofike. Edhe pse puna e tij nuk pati vëmendjen e merituar gjatë jetës së tij, impakti pas vdekjes së Shopenhauer preku disiplina të ndryshme, duke përfshirë filozofinë, letërsinë dhe shkencën.

Analiza metafizike e Schopenhauerit mbi vullnetin, pikëpamjet e tij mbi motivimin dhe dëshirat njerëzore, dhe stili i shkrimit aforistik ndikoi te shumë mendimtarë të njohur, përfshirë Friedrich Nietzsche, Richard Wagner, Ludwig Wittgenstein, Erwin Schrödinger, Albert Einstein, Sigmund Freud, dhe Karl Kraus.

Të fundit

Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndahet nga jeta në moshë të re pedagogia e njohur

Pedagogia Albana Kullolli Kastrati, është ndarë nga jeta pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë. Lajmin e...

Zbardhet vendimi/ Të moshuarit që dalin pas 1 janarit 2025 në pension përfitojnë më shumë

Qeveria ka miratuar zyrtarisht indeksimin me 9.3% të bazës së vlerësuar të vitit 2023, e cila do të përdoret për llogaritjen e pensioneve të...

‘San Siro’ refuzohet nga UEFA, nuk mund të presë ‘Euro 2032’

Stadiumi legjendar “San Siro” nuk do të jetë pjesë e arenave pritëse për Kampionatin Evropian “Euro 2032”. Vendimi u konfirmua pas një takimi të...

1981 – Dosja “Farewell” e spiunazhit: shpërthimi jo-bërthamor i Luftës së Ftohtë

Në një takim privat dhe pa zhurmë mediatike në verën e vitit 1981, presidenti amerikan Ronald Reagan u përball me një zbulim tronditës nga...

800 mijë zgjedhës të këtushëm nuk janë simpatizantë as të Ramës e as të Berishës, por…

Nga Eduard Zaloshnja Nga një sondazh që zhvillova së fundmi, më rezultoi (me ekstrapolim të përafërt statistikor) se vetëm 1.1 milionë zgjedhës të këtushëm janë...

Lajme të tjera

Web TV