Sot do festonte 77-vjetorin, kryetari i LDK-së kujton Ibrahim Rugovën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot është ditëlindja e 77-të e ish-Presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova.

Rugova ndërroi jetë në moshën 61-vjeçare në vitin 2006.

Përmes një statusi në facebook, kryetari I LDK-së Lumir Abdixhiku, ka kujtuar  ish-Presidentin.
Më 2 dhjetor të vitit 1944, lindi arkitekti i shtetit të Kosovës, prijësi historik i lëvizjes për lliri, pavarësi e demokraci, Presidenti i parë i vendit tonë, Dr. Ibrahim Rugova. Veprat e tij jetësore kanë definuar papërsëritshëm fatin e shqiptarëve në këto anë. Ato sot qëndrojnë si themele të forta e të palëkundura të lirisë sonë, të pavarësisë sonë, të Republikës sonë.
Ditëlindjet e tij të para ishin të vështira. I biri i Ukës të Rrustë Sadrisë dhe i Sofës së Qerim Rugovës, kishte babë e gjysh të vrarë e zhdukur nga shërbimet jugosllave. Por jeta e vështirë s’ishte arsye për ndalje; përkundrazi, ishte shtytje për një fat më të madh. Pasi përfundoj shkollimin fillor në Istog e atë të mesëm në Pejë, Rugova vijoj studimet në Prishtinë. Pas diplomimit mori titullin e Këshilltarit Shkencor në Institutin Albanogjik të Prishtinës. Në fundin e viteve të 70-ta, ai shkoi në Paris. Atje, nën mbikëqyrjen e Roland Barthes, ndoqi studimet mbi letërsinë në “École Pratique des Hautes Études”. Në vitin 1984, doktoroi në Prishtinë në tezën me temë “Kahe dhe premisa të kritikës letrare shqiptare: 1504-1983”.
Rugova para se të ishte prijës shpirtëror e prijës politik, ishte një krijues, poet, kritik e mendimtar. Refuzimi estetik i tij ndaj diktaturës, totalitarizmit e shtypjes së kohës, ishte nisje e mendimit të lirë. Ky rrugëtim i tij prej krijuesi u ndërpre nga një thirrje e kohës për t’i prirë lëvizjes më të madhe historike të shqiptarëve në Kosovë. Në vitin 1988 Rugova u zgjodh kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës. Më 23 dhjetor 1989 ai krijoi dhe u zgjodh kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, lëvizjes popullore për liri, pavarësi e demokraci.
Pjesa tjetër është histori e lavdishme.
Rruga që Ibrahim Rugova nisi e trasoj, trashëgimia politike që la pas, mbesin dritë prijëse për secilin prej nesh në LDK. Këto vlera themeltare për organzimin tonë politik do t’i kultivojmë, ruajmë e promovojmë me plot përkushtim.
Sot, me bashkëpunëtorë vizituam familjen e Presidentit Rugova, zonjën Fana e trashëgimtarët e familjes. Shënuam 2 dhjetorin e tij sepse Presidenti ka vetëm ditëlindje.
+8

Të fundit

Tre arsyet e Ramës: Ja pse jam lehtësuar me rrëzimin e 20 masave të “Bujqësorit”

Kryeministri Edi Rama thotë se është lehtësuar nga “lajmi i rrëzimit të masave të sigurisë për stafin e UBT”. Së...

‘Parashqevia holandeze’/ Kush është Rania Zariri, këngëtarja që përfundoi e pastrehë

Rania Zeriri, ylli 39-vjeçar holandez, e njohur edhe në Gjermani, u gjet në Mercogliano, në zonën e Avellino-s, ku jeton si e pastrehë. Administrata...

Absurditeti i Serbisë se Amerika po braktis Kosovën!

Nga Spartak Ngjela Rreket të gënjejë opinionin publik serb se serbët janë duke e marrë sërish Kosovën. Bashkimi kombëtar i shqiptarisë duhet të jetë sot një...

VIDEO/ Brenda gojës së peshkaqenit, pamje të jashtëzakonshme

Një grup zhytësish në Bahamas kanë kapur një pamje të jashtëzakonshme brenda gojës së një peshkaqeni, kur një predator kureshtar e gëlltiti kamerën e...

Rama inspekton Teatrin e Ri: Do jetë një nga më të bukurit në Europë

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar në kantierin e Teatrit të Ri Kombëtar, punimet për të cilin priten të përfundojnë brenda këtij viti. Ai ka...

Lajme të tjera

Web TV