Shqiptarët boshatisin dyqanit e arit në Francë, sekuestrohen 50 kg!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Janë jo pak po plot 50 kilogramë ar që janë gjetur dhe sekuestruar në një qytet të Francës ndërkohë që thuhet se autorët e posedimit ishin shqiptarë. Policia franceze lajmëroi se ka goditur një bandë grabitësish shqiptarë, të cilëve iu kap plot 50 kg ar. Ndërkohë që mendohet se dhjetëra kilogramë flori janë shkrirë dhe janë shitur nga ana e trafikantëve.

Sipas Le Parisien, xhandarmëria franceze neutralizoi bandën që mendohet se ka kryer të paktën 400 grabitje në rajonin e Parisit. Klienti i tyre, një argjendar belg, i cili shkrinte arin e vjedhur në Francë, u arrestua dhe u burgos në Belgjikë. Gjithçka nisi në mars të vitit 2019 kur nisën të shtoheshin grabitjet në disa periferi të Parisit. Vjedhjet bëheshin sistematikisht në muzg, kur pronarët nuk ishin kthyer ende në shtëpi.

Gjurmët e hetimit i çuan detektivët te një shqiptar rreth të pesëdhjetave, i njohur për policinë pasi ishte arrestuar dhe dënuar më herët për krime të ngjashme. Ai sillte hajdutë nga Shqipëria dhe i niste për aksion në disa prej lagjeve të kryeqytetit. Në çdo rast, skenari ishte identik: ata nuk vidhnin TV ose kompjuterë, por vetëm bizhuteri, veçanërisht flori. Plaçkën e vjedhur e dërgonin në Belgjikë ku pasi shkrihej, shitej për të paktën 45 mijë euro një kg.

Katër shqiptarë u arrestuan, atyre iu gjet 50 kg flori dhe 11 mijë euro në cash. Argjendari belg është arrestuar në flagrancë dhe pritet të ekstradohet në Francë. n.k/Fjala.al/

Të fundit

I padiskutueshëm/ Oleksandr Usyk nokauton Daniel Dubois në raundin e pestë

Oleksandr Usyk është rikonfirmuar si kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez...

Sherri në diskotekën në Palasë, lihen të lirë dy agresorët

Një sherr masiv ka ndodhur natën e shkuar në një diskotekë në Palasë, ku janë përfshirë dy persona. Lidhur me këtë ngjarje, Policia referoi materialet...

“Nuk dua të ta jap librin”. Shkrimtarja Mimoza Ahmeti lë pa fjalë Egla Cenon

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm për Egla Cenon, e cila...

U “kap mat” në koncert, CEO i Astronomer jep dorëheqjen

Andy Byron ka dhënë dorëheqjen si Drejtor Ekzekutiv i kompanisë së inteligjencës artificiale Astronomer, disa ditë pasi iu zbulua lidhja e tij jashtëmartesore me...

Renis Dobra, kur jeta e njeriut kushton 10 mijë euro

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 8 korrikut, ku 23-vjeçari Renis Dobra u rrëmbye dhe më pas u...

Lajme të tjera

Web TV