Presidenti Biden dhe zonja e parë iu urojnë festat ushtarëve amerikanë në gjithë botën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Joe Biden shënoi Krishtlindjen e tij të parë në detyrë duke komunikuar me anëtarët e shërbimit ushtarak amerikan në baza në mbarë botën, për t’i uruar ata për festat dhe për t’u shprehur mirënjohje për shërbimin dhe sakrificën e tyre për vendin.

Në shoqërinë e bashkëshortes së tij Jill, presidenti foli të shtunën përmes videos me anëtarët të të gjitha degëve të ushtrisë amerikane të vendosur në bazat e Katarit, Rumanisë, Bahreinit dhe Shteteve të Bashkuara.

“Si komandanti juaj i përgjithshëm, doja të përfitoja nga ky rast për t’ju thënë faleminderit, faleminderit, faleminderit,” u tha ai pjesëtarëve të ushtrisë. “Ne ju jemi mirënjohës për guximin, sakrificën tuaj dhe të familjes suaj.”

Duke folur nga Shtëpia e Bardhë, zoti Biden u tha atyre se ata janë “shtylla e palëkundur e kombit” dhe theksoi “detyrimin e shenjtë” që ka vendi për t’u kujdesur për ushtarët dhe familjet e tyre.

Jill Biden tha se i kuptonte vështirësitë që përjetojnë familjet e tyre duke i kaluar festat larg njerëzve të tyre të dashur, duke vënë në dukje se edhe ata vetë kishin përjetuar të njëjtën gjë kur djali i tyre Beau, i cili kishte shërbyer si major në Gardën Kombëtare të Ushtrisë së Delauerës, ishte stacionuar në Irak.

Familja presidenciale po kalon një Krishtlindje relativisht të qetë në Shtëpinë e Bardhë.

Ndërsa pandemia e koronavirusit intensifikohet sërish, për shkak të variantit shumë ngjitës Omicron, presidenti dhe bashkëshortja e tij u përpoqën me daljet dhe deklaratat e tyre publike të ofronin një ndjenjë uniteti dhe normaliteti në një sezon që është i vështirë për shumë njerëz.

Në një deklaratë për Krishtlindjen, ata ngritën lart “guximin, karakterin, qëndrueshmërinë dhe vendosmërinë” e popullit amerikan përballë pandemisë dhe shprehën shpresën që vendi të gjente “dritën në errësirën” e një sezoni të vështirë.

Lexo edhe :  Historike! Firmoset akordi për urën që do të bashkojë Italinë me Siçilinë

“Gjatë këtij sezoni festash, ne frymëzohemi nga amerikanët e panumërt që janë një kujtesë se gjërat që i kemi të shenjta na bashkojnë dhe e kapërcejnë distancën, kohën dhe madje edhe kufizimet e një pandemie,” thanë ata në deklaratën e tyre.

Të premten në mëngjes, Presidenti Biden dhe zonja e parë Jill vizituan Spitalin Kombëtar të Fëmijëve për të uruar për festat e fundvitit pacientët e vegjël dhe familjet e tyre. Presidenti e tregoi atyre fotot e qenit të tyre të ri dhe Jill u lexoi një libër për fëmijë.

Të fundit

I padiskutueshëm/ Oleksandr Usyk nokauton Daniel Dubois në raundin e pestë

Oleksandr Usyk është rikonfirmuar si kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez...

Sherri në diskotekën në Palasë, lihen të lirë dy agresorët

Një sherr masiv ka ndodhur natën e shkuar në një diskotekë në Palasë, ku janë përfshirë dy persona. Lidhur me këtë ngjarje, Policia referoi materialet...

“Nuk dua të ta jap librin”. Shkrimtarja Mimoza Ahmeti lë pa fjalë Egla Cenon

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm për Egla Cenon, e cila...

U “kap mat” në koncert, CEO i Astronomer jep dorëheqjen

Andy Byron ka dhënë dorëheqjen si Drejtor Ekzekutiv i kompanisë së inteligjencës artificiale Astronomer, disa ditë pasi iu zbulua lidhja e tij jashtëmartesore me...

Renis Dobra, kur jeta e njeriut kushton 10 mijë euro

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 8 korrikut, ku 23-vjeçari Renis Dobra u rrëmbye dhe më pas u...

Lajme të tjera

Web TV