Nga mbretëresha Elisabet te Berlusconi, kush janë personazhet e ‘listës së vdekjes’ që parashikohet të humbin jetën gjatë 2022

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbretëresha e Anglisë, Elizabeta e dytë, ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi dhe futbollisti Pele, janë tre nga emrat më të dëgjuar të cilët janë përfshirë në “listën e zezë” të faqes “The Dead List”, që ka parashikuar personazhet që do të vdesin gjatë 2022.

“The Dead List” është e njëjta faqe që parashikoi vdekjen e Princit Philip në vitin 2021.

Në krye të listës janë aktori Dick van Dyke, 97 vjeç dhe diplomati Henry Kissinger.

Vitin e kaluar faqja e internetit arriti të parashikojë saktë 12 nga 50 vdekje. Pas vdekjes së Dukës së Edinburgut, lista e vitit 2022 e ka gjetur Mbretëreshën Elizabet në vendit e 12-të, teksa vlen të theksohet se emri i saj është për herë të katërt në këtë listë.

Prezantuesi dhe gazetari Sir David Attenborough, muzikanti Shane MacGowan, aktorja Angela Lansbury dhe ish-prezantuesi amerikan Bob Barker mbeten në listë nga viti i kaluar. Një nga njerëzit më të rinj në listë është komentatori i regbit, Nigel Starmer-Smith, 78 vjeç, i cili është për herë të parë në listë dhe është pozicionuar direkt në vendin e gjashtë.

Fytyra të tjera të reja në listën e zezë të vdekjeve janë prezantuesi televiziv Bill Turnbull, politikani italian Silvio Berlusconi, futbollistët Pele, Sir Bobby Charlton dhe Dennis Law, aktori Michael Gambon, i cili luajti “Eastender Arthur Fowler.”4

Çfarë thuhet në faqen e tyre të internetit? Cilat janë rregullat e “Listës së vdekjes”:

Kandidatët duhet të jenë mjaft të famshëm në mënyrë që vdekja e tyre të pritet dhe të raportohet nga mediat e Mbretërisë së Bashkuar; kandidatët nuk mund të jenë të famshëm vetëm për faktin se kanë gjasa të vdesin së shpejti dhe se vetëm 25 kandidatë mund të rishfaqen nga lista e vitit të kaluar.

Në vitin 2021, faqja parashikoi me sukses se 12 njerëz do të vdisnin, duke filluar me Princin Philip, i cili ishte numri një në listë dhe ndërroi jetë në muajin prill. Duka i ndjerë i Edinburgut kishte qenë në listën e vdekjeve gjithsej nëntë herë përpara se të vdiste. Pas Princit Philip, Golden Girl Betty White ishte në vendin e dytë në listë dhe fatkeqësisht mbylli sytë natën e Vitit të Ri.

Të fundit

I padiskutueshëm/ Oleksandr Usyk nokauton Daniel Dubois në raundin e pestë

Oleksandr Usyk është rikonfirmuar si kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez...

Sherri në diskotekën në Palasë, lihen të lirë dy agresorët

Një sherr masiv ka ndodhur natën e shkuar në një diskotekë në Palasë, ku janë përfshirë dy persona. Lidhur me këtë ngjarje, Policia referoi materialet...

“Nuk dua të ta jap librin”. Shkrimtarja Mimoza Ahmeti lë pa fjalë Egla Cenon

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm për Egla Cenon, e cila...

U “kap mat” në koncert, CEO i Astronomer jep dorëheqjen

Andy Byron ka dhënë dorëheqjen si Drejtor Ekzekutiv i kompanisë së inteligjencës artificiale Astronomer, disa ditë pasi iu zbulua lidhja e tij jashtëmartesore me...

Renis Dobra, kur jeta e njeriut kushton 10 mijë euro

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 8 korrikut, ku 23-vjeçari Renis Dobra u rrëmbye dhe më pas u...

Lajme të tjera

Web TV