“Të doli më i fortë seç e kishe menduar”/ Spiropali-Berishës: Me birin politik ngjani si dy pika uji

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin ka replikuar me ish-kryeministrin Sali Berisha. Nga foltorja e Kuvendit, duke iu përgjigjur Berishës, i cili hodhi më herët akuza, Spiropali tha se ngjajnë si dy “pika uji” me birin politik.

“Po i bini derës tonë që të dëgjojë brava juaj. Dera jonë nuk trembet dhe siç duket as brava juaj nuk shembet. Doli pak më e fortë seç e kishit menduar.

Në 7 mars biri juaj politik do dalë të thotë se bandat e Saliut, Metës dhe Ramës vodhën këto zgjedhje po beteja sapo ka filluar, është besoj e kotë që ju ti paraprini. Lëre të bëjë fjalimin tij kur të vijë biri politik sepse ngjan si dy pika uji. Të paktën ndryshoni ju se ai nuk ndryshon, ai ka dëgjuar kasetën tuaj.

Meqë në zgjedhjet e pjesshme jeni ndër në shtëpi të ndryshme, ‘e moj kasolle ku na mblodhe’. Jeni mbledhur të gjithë nga sovranistët qesharakë te anti-komunistët e thekur, te komunistët, te luftëtarët kundër Rusisë jeni mbledhur në këtë kasolle dhe vini këtu dhe komunikoni problemet që keni me njëri tjetrin, jo të shqiptarët. Se shqiptarët ua kanë dhënë përgjigjen me votë.

Puna është që ato shifrat e krimit dhe ato ëndrrat me narko-qeveri nuk ua bazojnë kund as partnerët që keni probleme, as në një raport. Ky nuk është një vend i krimit, por një vend që patjetër ka problemet e veta por që ka vednosyr që drejtësinë ta ndryshojë radikalisht”, tha ajo.

Duke iu përgjigjur, ish-kryeministri Sali Berisha tha se Shqipërinë protektorat krimi e shndërroi klani Rama.

“Më duhet t’i them zonjës që recitimet për Skënder Bushin e rikthejnë më shpejt në doganë. E theksoj se Shqipërinë protektorat krimi e shndërroi klani Rama. Çdo që ndodh, të gjitha fijet e krimit në këtë vend kanë vetëm një krye dhe ky është Edi Rama. A mund të më thoni rastësi janë kalimi i kufirit disa herë i vëllaçko Olsit me makinën e klanit të Xibrakës të përshtatur për trafikun e drogës. A është rastësi emërimi i Nallbatit në Portin e Durrësit. A është rastësi këshilltari i ministrit i larguar për drogë. BE vendosi që nuk kishte alternativë para alternativës”, tha Berisha.

Të fundit

I padiskutueshëm/ Oleksandr Usyk nokauton Daniel Dubois në raundin e pestë

Oleksandr Usyk është rikonfirmuar si kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez...

Sherri në diskotekën në Palasë, lihen të lirë dy agresorët

Një sherr masiv ka ndodhur natën e shkuar në një diskotekë në Palasë, ku janë përfshirë dy persona. Lidhur me këtë ngjarje, Policia referoi materialet...

“Nuk dua të ta jap librin”. Shkrimtarja Mimoza Ahmeti lë pa fjalë Egla Cenon

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm për Egla Cenon, e cila...

U “kap mat” në koncert, CEO i Astronomer jep dorëheqjen

Andy Byron ka dhënë dorëheqjen si Drejtor Ekzekutiv i kompanisë së inteligjencës artificiale Astronomer, disa ditë pasi iu zbulua lidhja e tij jashtëmartesore me...

Renis Dobra, kur jeta e njeriut kushton 10 mijë euro

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 8 korrikut, ku 23-vjeçari Renis Dobra u rrëmbye dhe më pas u...

Lajme të tjera

Web TV