Vranë kamarierin për një tavolinë në Elbasan, arrestohet bashkëpunëtori i autorit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkëpunëtori i një krimi të rëndë, i cili u regjistrua 4 muaj më parë në një lokal të Elbasanit ku mbeti i vrarë një kamerier është vënë në pranga.

Bëhet fjalë për Luan Dulellari 34-vjeç. Ai ishte aty kur autori makabër i krimit, Erjon Llapushi, kapi nga fyti kamarierin, e kërcënoi me një thikë, e më pas e vrau. Dulellari nuk bëri asnjë lëvizje për të ndaluar shokun e tij apo për të mbrojtur viktimën, por u arratis.

Për 34-vjecari Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin e datës 07.10.2021, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”

Gazment Kurmaku, 57-vjeç u vra më 2 tetor të 2021 për arsye banale, për një tavolinë që ishte rezervuar. Ai u vra nga Erjon Llapushi, 33 vjeç, një personazh i skeduar për aktivitet kriminal, dhunë dhe rrezikshmëri të lartë shoqërore. Sherri mes tyre, nisi për një tavolinë të rezervuar, ku mësohet se kryekamarieri i ka bërë me dije Llapushit, se ajo ishte e zënë dhe nuk duhej të ulej aty.

Autori Erjon Llapushi është ende në kërkim.

Të fundit

A po e forcon Donald Trump Evropën?

Koha ikën shpejt: 1 gushti është afati i fundit i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Pastaj vendosen tarifa prej...

Dosja e SPAK: Çfarë donte Ilir Meta me ministrin e Katarit? (detajet)

Biznesmeni shqiptaro-amerikan, Adrian Shatku, duke përfituar nga njohja e afërt e Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës, ka përfituar duke zhvilluar edhe takime zyrtare nën...

“PD ka nevojë për ndryshim total!” Fisnik Qosja: Duhen figura të reja edhe në kryesi!

Për kryebashkiakun e Kavajës, Fisnik Qosja, i cili vjen nga radhët e Partisë Demokratike, selia blu duhet të nisë një riorganizim të thellë brenda...

Rama publikon pamjet nga Tirana: Do hiqen të gjitha ngrehinat pa leje

Kryeministri Edi Rama përmes pamjeve të aksionit për lirimin e hapësirave publike, të publikuar në rrjetet sociale, thekson rëndësinë e këtij procesi të iniciuar...

Milani ofron 30 mln euro për yllin e PSG, por duhen… dyfish më shumë

Milani ka interes për sulmuesin e Paris Saint-Germain, Gonçalo Ramos. Trajneri Luis Enrique nuk ka probleme me sulmuesin, por do të preferonte një lojtar...

Lajme të tjera

Web TV